Categories: Uncategorized

Kuvendi miraton Rezolutën për luftën e UÇK në të cilën dërgohen mesazhe për Gjykatën Speciale

Pas votimit të dytë, në Kuvendin e Republikë së Kosovës është miratuar më 61 vota Rezoluta “për unitetin politik e qytetar në mbrojtje të vlerae të popullit të Kosovës”.

Në një rezolutë të tillë theksohen krimet dhe spastrimi etnik që shteti serb ka kryer në Kosovë dhe kërkohet zgjidhje për personat e pagjetur.

Të lidhura

None found

Gjithashtu në Rezolutën e miratuar përmendet edhe Gjykata Speciale.

Në pikën 8 të rezolutës thuhet se Kosova respekton Dhomat e Specializuara megjithatë thonë se një gjykatë e tillë duhet të punojë duke respektuar ligjet e Kosovës dhe rregullave ndërkombëtare të funksionimit.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës respekton Dhomat e Specializuara dhe kërkon që puna e tyre të bazohet në respektimin e ligjeve të Kosovës dhe rregullave ndërkombëtare të funksionimit të saj, dhe që këto Dhoma të jenë fer e të paanshme në trajtimin e të gjitha lëndëve”, thuhet në pikën 8 të Rezolutës.

Gjithashtu në pikën 9 të Rezolutës, thuhet se Kuvendi i Kosovës shpreh shqetësim për publikimin e emrave të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në propozim aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet e mundshme procedurale të bëra me rastin e publikimit të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së”, theksohet në Rezolutë.

Rezoluta nuk është përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët kanë pasur vërejetje rreth saj dhe kanë kërkuar harmonizim para votimit.

Teksti i plotë i rezolutës i dërguar nga Zyra Për Media e PDK’së:

REZOLUTË PËR UNITETIN POLITIK E QYTETAR NË MBROJTJE TË VLERAVE TË POPULLIT TË KOSOVËS

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës rithekson faktin se në Kosovë shteti serb ka kryer spastrim etnik, duke dëbuar në mënyrë të organizuar rreth 1 milion qytetarë; ka vrarë mbi 12.000 civilë, në mesin e të cilëve mbi 1300 fëmijë; ka kryer më shumë se 400 masakra; ka dhunuar rreth 20.000 gra dhe vajza; si dhe ka shkatërruar pasurinë e qytetarëve, monumentet kulturore, fetare e historike dhe infrastrukturën e Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës e Kosovës kërkon që domosdoshmërisht të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë e çështjes së të pagjeturve, të cilët janë zhdukur si rezultat i veprimeve agresore të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës.

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës ia rikujton bashkësisë ndërkombëtare përpjekjen 20 vjeçare për të vendosur drejtësi ndaj veprimeve të shtetit serb në Kosovë, si dhe qasjen e vazhdueshme refuzuese të Republikës së Serbisë ndaj këtyre kërkesave. Kuvendi i Republikës së Kosovës ri-përsërit thirrjen për drejtësi të plotë dhe vendosjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimit të shtetit serb ndaj popullit të Kosovës. Heshtja ndaj këtyre krimeve, në Kosovë kuptohet si amnisti dhe tolerim ndaj krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë, dhe si privim ndërkombëtar i kërkesave dhe veprimeve për ndëshkimin e kriminelëve të shtetit serb që kryen krime çnjerëzore në Kosovë.

4. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikujton qasjen selektive ndaj krimeve të shtetit serb në Kosovë, duke mbrojtur agresorin dhe duke gjykuar viktimën, si dhe sjell në vëmendje rastet e inskenuara të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, siç është rasti i njohur si “Panda”, dhe shumë raste tjera të ngjashme. Kuvendi i Republikës së Kosovës rikujton sakrificat e mëdha të popullit të Kosovës, të brezave të tërë, për liri dhe pavarësi, dhe i konsideron të papranueshme tentimet e shtetit serb që me fabrikime të përpiqet ta rishkruajë historinë e Kosovës.

5. Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë e gatshme për ta vërtetuar drejtësinë e luftës mbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe është edhe sot e gatshme ta bëjë të njëjtën gjë me Dhomat e Specializuara. Pastërtia e luftës së UÇK-së është vërtetuar disa herë në proceset e zhvilluara nga mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare, siç janë UNMIK-u, Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, EULEX-i dhe drejtësia vendore.

6. Republika e Kosovës është shtet i ndërtuar mbi sakrificën e popullit të Kosovës, të drejtën e saj legjitime për pavarësi dhe vetëvendosje, rezistencën paqësore, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vullnetin dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për ndërtimin e shtetit, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të vërtetuar edhe sipas vendimit të GJND-së. Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë dhe ka ndërtuar shtetin, duke respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare në kuptimin më afirmativ përkitazi me të drejtat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

7. Përkundër agresionit serb, qasjes jo bashkëpunuese të Republikës së Serbisë dhe dëmeve njerëzore e materiale të Republikës së Kosovës të shkaktuara nga shteti serb, Republika e Kosovës ka treguar vazhdimisht gatishmëri dhe bashkëpunim, me qëllim të vendosjes së paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë.

8. Kuvendi i Republikës së Kosovës respekton Dhomat e Specializuara dhe kërkon që puna e tyre të bazohet në respektimin e ligjeve të Kosovës dhe rregullave ndërkombëtare të funksionimit të saj, dhe që këto Dhoma të jenë fer e të paanshme në trajtimin e të gjitha lëndëve.

9. Kuvendi i Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për shkeljet e mundshme procedurale të bëra me rastin e publikimit të emrave përkitazi me propozim-aktakuzën e pakonfirmuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

10. Kuvendi i Republikës së Kosovës e sheh të domosdoshëm unitetin politik e qytetar, për ta mbrojtur luftën çlirimtare të UÇK-së dhe popullit të Kosovës, duke ritheksuar faktin se Kosova edhe sot përballet me Serbinë. Ky unitet politik e qytetar, që ka për synim vendosjen e drejtësisë në pajtim me Rendin Kushtetues të Kosovës, ri-konfirmon përkushtimin për bashkëpunim dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, NATO-n, si dhe përkushtimin për fqinjësi të mirë

të fundit

“SPAK, i pavarur dhe i suksesshëm”, Kandidati për ambasador në Shqipëri, Erik Wendt në Senat: Bashkëpunim me autoritetet amerikane për hetimin e personave me aktivitete kriminale

Kandidati i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, ka vlerësuar punën e SPAK gjatë seancës dëgjimore…

6 minutes ago

Si ndikon shtatzënia në tru? Shkencëtarët zbulojnë ndryshimet që ndodhin te nënat

Shtatzënia konsiderohet një nga periudhat më transformuese në jetën e një gruaje, jo vetëm për trupin, por edhe për mënyrën…

19 minutes ago

Vajza e Mimoza Ahmetit thyen heshtjen/ Deklarata e saj merr gjithë vëmendjen

Pjesëmarrja e Mimoza Ahmetit në formatin televiziv Ferma VIP ka ngjallur debate të shumta në rrjet, veçanërisht për natyrën e…

35 minutes ago

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Barney Frank

Barney Frank, ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA dhe një nga politikanët më të njohur demokratë në Amerikë, ka…

59 minutes ago

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në një moment kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë ende rezultat. Sipas raportimeve ndërkombëtare, në Bruksel dhe në disa kryeqytete europiane po diskutohet ideja e emërimit të një të dërguari të posaçëm për negociatat me presidentin rus Vladimir Putin. Në mesin e emrave që po përmenden janë ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi. Të dy shihen si figura me peshë politike dhe teknike, të afta për të përfaqësuar Bashkimin Europian në një proces të ndjeshëm diplomatik. Diskutimet vijnë në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë sinjalizuar gatishmëri për përfshirjen e më shumë aktorëve ndërkombëtarë në negociata, ndërsa BE-ja ka frikë se mund të mbetet jashtë një procesi vendimtar për të ardhmen e luftës. Pesë vende të BE-së propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor Që nga viti 2022, pas pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Europian ka ndërprerë kanalet zyrtare të komunikimit me Moskën, me përjashtim të kontakteve sporadike diplomatike. Megjithatë, mungesa e progresit në bisedimet ekzistuese ka nxitur shqetësime në Bruksel se Evropa rrezikon të mbetet në periferi të një marrëveshjeje të mundshme paqeje, e cila mund të mos reflektojë plotësisht interesat e saj strategjike. Për këtë arsye, disa shtete anëtare po mbështesin idenë e një përfaqësimi të unifikuar europian në tryezën e negociatave, ndërsa të tjera mbeten më skeptike për realizueshmërinë e një nisme të tillë dhe reagimin e Rusisë. Ndërkohë, vetë ideja e rikthimit të kanaleve të dialogut me Moskën po shihet si një hap i ndjeshëm politik, që mund të ndikojë jo vetëm në dinamikën e luftës në Ukrainë, por edhe në të ardhmen e marrëdhënieve BE–Rusi.

Bashkimi Europian po përballet me një debat të ri strategjik mbi mënyrën se si duhet të angazhohet me Rusinë, në…

1 hour ago

Dyshimet për abuzime me tendera, Apeli i GJKKO shpall të pafajshme Sonila Qaton! Ja çfarë vendosi për të akuzuarit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot (20 maj) vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila…

2 hours ago