kosovë

90 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Me 90 vota pro dhe një kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Burimet bëjnë me dije se një deputet i LDK votoi kundër rezolutës për procesin gjyqësor në Hagë duke kërkuar që të shtonin një pikë e cila iu refuzua.

Të lidhura

None found

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e nisur prej orës 19:00 pati si rend dite edhe miratimin e Rezolutës që kërkon angazhim dhe respektim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Dokumenti vjen në javën kur në Dhomat e Specializuara të Kosovës paraqitën pretencën përfundimtare në rastin e Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

ZPS ka kërkuar 45 vjet për secilin, 180 në total, për 10 pikat e Aktakuzës duke mos hequr dorë nga asnjëra prej tyre pas gati 3 vitesh gjykim.

Një rezolutë të tillë e ka miratuar më herët edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Klan Kosova ka siguruar draft rezolutën me 7 pika drejtuar Gjykatës Speciale, e cila vijon si më poshtë:

1- KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe kultivimit të besimit të publikut në drejtësi.

2- KËRKON nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që, në ushtrimin e funksioneve të tyre, të sigurojnë zbatimin me përpikëri të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të të akuzuarve, përfshirë edhe detyrimet që burojnë nga jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

3- KËRKON nga Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara, përgjegjësia ekskluzive e të cilit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që të veprojë me pavarësi dhe paanësi të plotë në ushtrimin e këtij funksioni, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe aktet e standardeve ndërkombëtare lidhur me këtë funksion.

4- INKURAJON të gjitha shtetet demokratike, përfshirë ato financuese dhe mbështetëse të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të bashkohen në thirrjen tonë për respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm – standarde këto që burojnë nga tradita kushtetuese e të gjitha shteteve demokratike dhe akteve e rekomandimeve të miratuara nga mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë, por pa u kufizuar, nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

5- INKURAJON mekanizmat monitorues për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare e vendore, për monitorim të shtuar të pajtueshmërisë së funksionimit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore në procese gjyqësore dhe raportimin e shkeljeve të evidentuara.

6- KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin për sigurimin e të gjitha mekanizmave, përfshirë ato financiare, në mbështetje të të drejtave të mbrojtjes së udhëheqësve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Dhomave të Specializuara.

7- KONFIRMON zotimin dhe përkushtimin e plotë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për afirmimin e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shenjtërisë së historisë mbi të cilën është ndërtuar Republika e Kosovës.

të fundit

Keni bërë plane për nesër? Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë…

17 minutes ago

A do të kandidojë​ sërish? Osmani largohet nga zyra e Presidencës pa dhënë një përgjigje

Vjosa Osmani u përcoll sot nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore. Mësohet se gjatë kontaktit me mediat, ajo ka…

33 minutes ago

Pashkët katolike sjellin fluks të lartë emigrantësh, radha kilometrike në Kakavijë

Kakavija po përballet këtë fundjavë me një fluks të lartë udhëtarësh, ku radha e automjeteve në pikën kufitare nga pala…

1 hour ago

ENgjarje e rëndë në Korçë! Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Korçës, ku dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në…

1 hour ago

Shembet tarraca e një ndërtese të braktisur në Greqi, ndërron jetë gruaja, plagosen dy fëmijët e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së shtunës qendrën e Korinthit, ku shembja e një pjese të një…

2 hours ago

I shkoi Luana Vjollcës në premierën e filmit, Rike Roçi “shpërthen” ndaj Meritonit: Lëpirësa keni me mbet gjithë jetën

Përplasja mes Rike Roçit dhe Meriton Mjekiqit është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale. Gjithçka…

3 hours ago