Bashkimi Evropian ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se vendimi i Kuvendit nuk përputhet me detyrimet ndërkombëtare që Kosova ka ndaj BE-së.
None found
Përmes një deklarate me shkrim, Brukseli i ka kërkuar Kosovës të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare dhe të ruajë pavarësinë e Dhomave të Specializuara. BE-ja ka theksuar gjithashtu nevojën për garantimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre, pavarësisht komunitetit që u përkasin në Kosovë.
Një tjetër pikë e nënvizuar nga Bashkimi Evropian është sigurimi i mbrojtjes dhe i sigurisë së dëshmitarëve.
Ky reagim u bë publik sot, një ditë pasi BE-ja shprehu shqetësim të thellë për votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së, Christian Wigand, ka dhënë edhe shpjegimin përse Brukseli nuk reagoi më herët, kur ndryshimi i ligjit ishte vetëm i paralajmëruar ose kur ishte miratuar në lexim të parë.
Sipas Wigand, BE-ja ndjek parimin që të komentojë vetëm vendimet përfundimtare dhe ligjet e miratuara, jo projektet apo tekstet që ndodhen në fazën e leximit të parë ose të dytë. Për këtë arsye, ai tha se reagimi erdhi pasi Kosova mori vendimin përfundimtar.
BE-ja ka përsëritur se e ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme veprimtarinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor. Në deklaratë kërkohet që mandati aktual dhe pavarësia e këtij institucioni të respektohen plotësisht.
Brukseli ka theksuar se Dhomat e Specializuara të Kosovës po japin drejtësi mbi bazën e parimit të përgjegjësisë individuale penale.
Bashkimi Evropian ka vënë në dukje në mënyrë të përsëritur rëndësinë e punës së Dhomave të Specializuara dhe domosdoshmërinë e respektimit të mandatit të tyre.
Liverpooli ka marrë një fitore të rëndësishme 3-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 10-të të…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…
Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…
Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…