Ish-Kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar mendjen për aksionin në Karaçevë. Tash si opozitar po e mbështetë aksionin e Policisë që ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm Agim Veliu.
“Fillimisht më lejoni të përgëzoj policët që morën pjesë mbrëmë në Karaçevë të Dardanës. Tash duhet të vazhdojnë në hallkat tjera të drejtësisë”, ka thënë Kurti, në një konferencë për media.
None found
“Fillimi nuk është përfundim”, ka shtuar ai.
Ish-Shefi i Qeverisë ka thënë se duhen aksione edhe në Prishtinë në luftë kundër korrupsionit.
“Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh e i organizuar, atëherë, dua të them se e kanë kapur vetëm për bishti,. Koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase në Prishtinë”, ka thënë Kurti.
Lideri opozitar ka cituar raporte ndërkombëtare se lufta ndaj korrupsionit nisi me “Qeverinë Kurti”.
Më 5 shkurt, Kurti ka thënë se Agim Veliu kishte shkuar të merrte leje për aksione në Zubin Potok dhe Karaçevë. Ka thënë se Veliu nuk i kishte dërguar asnjë informacion.
“Kjo nuk është mënyra se si duhet të veprojë Qeveria e të marrë vendim Kryeministri”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se Veliu nuk kishte asnjë dokument.
“Uroj që kësaj radhe të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk mund të pranoja një sygjerim të tillë. për leje për aksion ku nuk kishe asnjë hollësi. Krejt cka mundi të më ofrojë ish-Ministri im, se e ka siguruar Miradija (ish-Kryeshefen e Inspektoratit) se gjithçka do të shkonte në rregull. Edhe ky zotim ishte vetëm gojarisht”, ka shtuar ai.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…