Categories: Uncategorized

Kurti: Nënshkrimi i dy marrëveshjeve me Serbinë është bërë pa autorizimin e qeverisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën nuk është autorizuar nga qeveria e tij.

Me anw tw njw postimi nw Facebook, Kurti sqaron se dy marrëveshjet e nënshkruara sot në Berlin janë pjesë e një negocimi të “bërë para fillimit të Qeverisë” së tij dhe “këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje”.

Të lidhura

None found

Akuza e kryeministrit Kosovar bëhet më e rëndë pasi ai thotë se “as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë”.

Nënshkrimi i marrëveshjeve ndodhi pak para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Munih dhe u bë me ndërmjetësimin dhe bekimin e ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky u cilësua nga ai dhe nga presidenti Thaçi një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Por Kurti thotë se “megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit”.

Statusi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Sot në Berlin janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare.

Sado që të gjitha lidhjet dhe avancimi i standardeve të infrastrukturës janë të domosdoshme për zhvillim të vendeve tona dhe pjesë e vizionit Evropian për bashkëpunim rajonal dhe marrdhënie të fqinjësisë së mirë, megjithatë është shumë me rëndësi që procesi të jetë transparent, rezultat i një negocimi të mirëfilltë dhe në respektim të plotë të sovranitetit dhe ligjeve të vendit, prioriteteve ekonomike dhe në harmoni me obligimet që dalin nga procesi i MSA-së.

Për më tepër, nëse bazohemi te një verzion i marrëveshjes, po qe se analizohet për nga rëndësia ekonomike, hekurudha për në Leshak është më me prioritet dhe më e levërdishme sesa ajo për Merdare.

Në procesin e tranzicionit të qeverisjes, ne jemi duke analizuar të gjithë hapat që janë marrë në të kaluarën dhe ministritë përkatëse janë të angazhuara që këtë ta trajtojnë me prioritet.

të fundit

Katër të dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt dërgohen në paraburgim për një muaj

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit kundër katër të pandehurve N.S., D.S., M.P. dhe G.B., të dyshuar…

2 minutes ago

Rrustemi diskuton me ambasadorin hungarez për të drejtat e komuniteteve në Kosovë

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga zëvendëskryetari Adnan Rrustemi, ka pritur në takim…

2 minutes ago

Juventus dhe Milani synojnë Bruno Fernandesin, e ardhmja e tij te Manchester United mbetet e paqartë

Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester United, ndërsa e ardhmja e mesfushorit portugez në Old…

2 minutes ago

E rëndë/ Humb jetën në aksident prezantuesja e njohur televizive (EMRI+FOTO)

Prezantuesja e njohur televizive në Azerbajxhan, Ada Suleyman, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor. Ngjarja…

3 minutes ago

Porsche sjell Dashcam Gen. 2 me regjistrim të kabinës dhe aktivizim automatik nga radarët

Porsche po zgjeron funksionalitetin e kamerës së saj për vetura, duke e pajisur për herë të parë edhe me mundësinë…

12 minutes ago

Marcos Alonso tregon forcën e Xavit dhe dobësinë që e penalizoi te Barcelona

Marcos Alonso ka zbuluar një nga pikat më të forta të Xavi Hernandezit si trajner i Barcelonës, por edhe mangësinë…

14 minutes ago