kosovë

Kurti tregon planin e BE/ Debat në Kuvendin e Kosovës për planin Franko-Gjerman

Për herë të parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar përmbajtjen e propozimit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai tha se ky plan është i tipit të marrëveshjes me njohjen de facto në mes të dyja vendeve.

Të lidhura

None found

“E dyta, plani nuk ka asnjë referencë të një asociacioni, megjithëse i referohet marrëveshjeve të Brukselit në tërësinë e tyre. Dhe e treta, tash kur do të lindin pyetjet për asociacionin do të jetë në procesin e negocimit të planit të zbatimit, aty qëndrimi im është që asociacioni mund të konsiderohet nëse plotësohet, gjashtë pikëshi apo gjashtë kushtet që i kam paraqitur para jush”, u shpreh Kurti.

Madje, Kurti tha se në vizitën e janarit emisarët ia bënë të qartë se plani evropian është i tipit “merre ose lërë”.

Opozita ka qenë kritikuese ndaj shefi të Qeverisë duke theksuar se Kurti me veprimet e tij është larguar nga njohja reciproke.

“Qeveria e ka sjellë një situatë politike pas veprimeve të gabuara në veri, ku Asociacioni kërkohet para marrëveshjes dhe pa njohje. Asociacioni çdoherë ka qenë i lidhur me marrëveshjen finale dhe me njohjen”, tha Enver Hoxhaj – deputet, PDK.

Janë dy rrugë që i kemi përpara, një ta zhbëni këtë marrëveshje ndërkombëtare, dy ta implementoni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Të tjerat janë lojëra fjalësh për debate e konsume popullsitë në vend”, u shpreh Lumir Abdixhiku – deputet, LDK.

Me gjithë kritikat, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalë në përkrahje të planit të Bashkimit Evropian.

“Kemi konfirmim direkt nga SHBA-ja, se me këtë marrëveshje që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe për rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Për mua, plani Franko-Gjerman është i pranueshëm, përkrahet nga unë dhe ka të bëjë me komponentët tonë kryesore, ecjen drejt NATO-s”, deklaroi Ramush Haradinaj – deputet, AAK.

Plani i Bashkimit Evropian, sipas kreut të ekzekutivit të Kosovës, përmban edhe parimin e reciprocitetit me Serbinë edhe në të drejtat e pakicave, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, formalizimi i statutit të Kishës Ortodokse Serbe, shkëmbimin e zyrave të përhershme mes dyja vendeve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel.

të fundit

Qeverinë e tij e akuzojnë për korrupsion/ “Reuters”: Rama mbron financimin 4 milionë euro për Kanye West, ndërkohë mijëra protestues çdo ditë i kërkojnë dorëheqjen

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për një financim prej 4 mln euro për koncertin e Kanye West, kanë tërhequr vëmendjen…

11 minutes ago

VLEN: Integrimi në BE mbetet prioritet, Maqedonia e Veriut ecën përpara me reforma dhe bashkëpunim të ngushtë

Takimi i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, konfirmoi edhe…

14 minutes ago

Karamuço: In Skopje they tried to enter Ambassador Meidani’s residence and even poisoned his dog

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë detaje mbi ndalimin e deputetëve nga Maqedonia e Veriut në pikën kufitare të…

17 minutes ago

VIDEO/ The battle against the flames in Ulëz continues since yesterday, terrain hampers the operation

Prej ditës së djeshme, vijon puna për shuarjen e një vatre zjarri në Njësinë Administrative Ulëz, në fshatin Lundër, zonë…

17 minutes ago

Oil rises to its highest level in recent weeks

Çmimet e naftës u rritën me 1% këtë mëngjes në Azi, duke vazhduar të rriten pasi Presidenti i SHBA-së Donald…

18 minutes ago

Living becomes more expensive / Inflation reaches its highest level since January 2024, food and rents weigh on family budgets

Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind,…

18 minutes ago