Categories: Uncategorized

Kurti bisedon me Macron: Efektiviteti i dialogut Kosovë-Serbi varet nga pjesëmarrja e Evropës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbrëmë ka pasur një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërsa kanë folur për pandeminë COVID-19 dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19, ku nihma evropiane e caktuar për Kosovën filloi me 5 milionë euro dhe do të ka kap vlerën e përgjithshme prej 68 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Kurti e informoi presidentin Macron për masat e marra prej Qeverisë dhe rezultatet, duke thënë se beteja kundër virusit COVID-19 mbetet prioritet i drejtpërdrejtë i Qeverisë në detyrë.

Kurti e falënderoi gjithashtu presidentin Macron për deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme. Kurti nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime dhe legale për vënien në jetë të një qeverie të re.

“Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore”, ka thënë Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, nga ana e tij, Presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare.

“Më pas, Presidenti francez dhe Kryeministri folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog. Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura.

Kryeministri në detyrë Kurti premtoi, nga njëra anë, se Evropa nuk do të ketë kurrë surpriza, ngaqë qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve.

Nga ana tjetër, ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. ​

të fundit

Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e…

15 minutes ago

Alaba: Austria ka besim se mund të surprizojë Spanjën në Kupën e Botës

Kapiteni i Austrisë, David Alaba, ka deklaruar se skuadra e tij mund të shkaktojë befasi ndaj Spanjës në raundin e…

1 hour ago

Tuchel hyn në historinë e Anglisë me një fillim të shkëlqyer si përzgjedhës

Thomas Tuchel po vazhdon të lërë gjurmë të forta në krye të Kombëtares së Anglisë, duke regjistruar një start mbresëlënës…

1 hour ago

SHBA-Bosnje e Hercegovinë në Kaliforni, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…

3 hours ago

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…

3 hours ago

Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës

Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në…

4 hours ago