Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, e ka cilësuar zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës si një vendim konsensual dhe të përshtatshëm për drejtimin e Presidencës.
Sipas tij, Shiroka-Pula prej një kohe të gjatë nuk është më e angazhuar në politikë dhe aktualisht nuk mban asnjë detyrë politike apo zyrtare në PDK.
None found
“Është konsensuale, sepse znj. Pula është kryetare e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Një kohë të gjatë ka dalë prej politikës, nuk ka asnjë post politik dhe zyrtar në PDK. Është në ASHAK dhe mendoj që është zonjë e qëlluar”, deklaroi Bajqinovci.
Ai shtoi se presidenten e zgjedhur e njeh edhe nga pjesëmarrjet e saj në programe televizive, ku, siç tha, ajo kishte shprehur kritika për privatizimin e KEDS-it.
“Kam pasur fatin ta kem disa herë në emisione. Ka qenë kritike ndaj privatizimit të KEDS-it”, u shpreh deputeti.
Bajqinovci tha gjithashtu se një nga aspektet më të rëndësishme të zgjedhjes së presidentes është shmangia e një tjetër cikli zgjedhor në Kosovë.
“Jam shumë i gëzuar që vendi më s’shkon në zgjedhje”, tha ai.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Elisa Spiropalin në lidhje me reformën territoriale. Berisha tha…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së vlerësoi se reagimet e ditëve të fundit ndaj ndryshimeve në Ligjin për Dhomat…
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është shkruar në mënyrën më…
Vetëm pak ditë para se të zgjidhej Presidente e Kosovës, Justina Shiroka-Pula kishte mbajtur një qëndrim publik kritik ndaj Dhomave…
Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj që do të përfshihet në një lëvizje të bujshme…
Deputeti socialist Erion Braçe në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania është përgjigjur nëse ka…