Categories: Uncategorized

“Javën e ardhshme nis procedura për Qeverinë e re, ja deri kur pritet të zgjasë koaliconi LDK-AAK-NISMA”

Analisti politik, Arton Demhasaj ka thënë se presidenti Thaçi po insiston që shumë shpejtë të nisë procedurat për formimin e qeverisë së re, ku pritet që mandatin t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Demhasaj tha për GazetaBlic se koalicioni i cili ka gjasa të udhëheqë me qeverinë e ardhshme, mundet të prishet menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Kuvend.“Unë po mendoj që duke e pa parlajmërimin e presidentit, që javën e ardshme fillon procedura e zgjedhjes së qeverisë së re, mundet me u dhanë mandatari te LDK-ja, për shkak që tash e dijmë që VV-ja po reziston dhe nuk po e jep emrin, kështu që presidenti po mundohet qysh nga nesër të merr iniciativën dhe të nominojë dikë nga LDK-ja, dhe mos ta pres VV-në.”

Të lidhura

None found

“Mendoj që ky koalicon nëse ndodhë, ka me zgjat deri sa të kryhet dialogu, të nënshkruhet marrëveshja dhe të ratifikohet marrëveshja në kuvend, e pas ratifikimit të marrëveshjes, vendi mundet me shku prap në zgjedhje, po kjo mund të jetë vetëm një opsion”, tha Demhasaj për GazetaBlic.Demhasaj ka komentuar edhe deklaratat e emisarit special të presidentit amerikan për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell, i cili ka thënë se posa të hiqen tarifa dhe reciprociteti këtë javë edhe siç ka deklaruar presidenti Thaçi, atëherë dialogu do të nis me intensitet më të shtuar.Demhasaj thotë se SHBA-ja qysh moti ka qenë pro krijimit të një qeverie të re si dhe rrëzimit të qeverisë Kurti.

“Ne e dijmë që SHBA-ja vazhdimisht ka insistu me e heqë edhe taksën edhe reciprocitetin, ajo që ndikoi që qeveria Kurti me ra, dhe normalisht kushdo që ta krijojë qeverinë, gjëja e parë që do ta bëjë, është heqja e reciprocitetit dhe rifillimi i dialogut me Serbinë.”“Është pa moti që ka një përkrahje nga SHBA-ja, rrëzimi i qeverisë Kurti dhe krijimi i një qeverie të re”, theksoi tutje ai.Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se javën tjetër do të ndërmerr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti.“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.

/GazetaBlic/

të fundit

Bërvenicë, pjesëmarrja në balotazh arrin në 40,49 për qind deri në orën 15:00

Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…

2 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë të drejtën e vaksinimit

Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…

3 minutes ago

Klafuriç pas disfatës ndaj Egnatias: Përpara nesh mbeteshin edhe 85 minuta pas golit të parë

Dean KlafuriçTirana u mposht nga Egnatia, në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të Superiores [...]Read More...

3 minutes ago

Bejta rikthen në Big Brother VIP Kosova 5 vallëzimin viral të këngës “Lule

Këngëtari i njohur Bejta, ka krijuar atmosferë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother Vip Kosova 5. Gjatë…

8 minutes ago

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Nevil DedeEgnatia fitoi 1-2 përballë Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...

9 minutes ago

Two people arrested in Gostivar, police seize cocaine and marijuana

Dy persona nga Gostivari, të moshës 42 dhe 48 vjeç, janë arrestuar sot gjatë një aksioni policor kundër tregtisë së…

17 minutes ago