Categories: sport

I shfrytëzuam dobësitë e Tiranës dhe e vendosëm ndeshjen”, Dede fokusohet te Conference League: Duhet të rikuperojmë para sfidës me Craiovën

Egnatia triumfoi 1-2 ndaj Tiranës në takimin e javës së 10-të të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i skuadrës fituese, Nevil Dede, komentoi për mediat.

“Kreu i renditjes është diçka që na kënaq. Sa u përket dëmtimeve, uroj që gjendja e Bitrit të mos jetë serioze. Më vjen keq për Grudën, i cili kishte një mundësi për të përfituar. Probleme të tilla ndodhin në futboll, por ne po luajmë çdo tri ditë, ndryshe nga herët e tjera. Megjithatë, po ruajmë të njëjtin nivel dhe të njëjtën strukturë loje.

Të lidhura

None found

Në pjesën e dytë, lojtarët e kuptuan ku qëndronte diferenca. Pamë pikat e dobëta të Tiranës dhe gjetëm mënyrën për ta zgjidhur ndeshjen. Edhe pse bëmë shumë rotacion, sërish nuk arritëm t’i ruanim lojtarët. Në një moment kjo bëhet e pashmangshme dhe shqetësimet janë të pritshme. Fitoren ua dedikoj Sotës, Grudës dhe Bitrit.

Montenegro po jep shumë, por ende nuk është përshtatur. Në momente të caktuara kjo na ka ndikuar. Nuk kemi pasur mjaftueshëm tolerancë për t’i dhënë më shumë minuta dhe për këtë kam edhe unë një pjesë të fajit. Shpresoj që ai të zhbllokohet.

Ekipi tregon sërish se ka cilësitë e një kampioni, por ndeshjet e radhës do të jenë të vështira. Është e natyrshme që lojtarët ta kenë mendjen edhe te Europa. Ngarkesa është e madhe, ndaj po përpiqemi ta shpërndajmë, duke pasur parasysh dëshirën dhe përgjegjësitë që marrin në fushë. Të gjithë duan të japin më të mirën kundër nesh. Gjithsesi, ky është një kampionat i gjatë dhe një luftë sportive. Tani duhet të rikuperojmë për ndeshjen me Craiovën”, u shpreh Dede.

të fundit

Pesë adoleshentë plagosen rëndë nga sulmi me thikë në një festë Halloween-i në Angli

Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…

5 seconds ago

Details emerge in Kosovo tragedy / Father of 27-year-old and infant found dead arrested

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…

7 seconds ago

26-year-old who killed Spartak Dervishi arrested in Greece after six years on the run (NAME)

Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…

23 seconds ago

VIDEO/ Supergol i Ernest Muçit, ylli i Kombëtares protagonist dy herë te Trabzonspori

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk. shte protagonist absolut në fitoren 2-0 të Tranzonspor…

2 minutes ago

Formacionet zyrtare të Dukagjinit dhe Gjilanit për duelin ku synojnë fitoren

Dukagjini është nikoqir i Gjilanit, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosvës.Dy skuadrat që kanë për objektiv…

18 minutes ago

Audacious rikthen frymën e Audi Quattro me një V8 që arrin 10 mijë rrotullime në minutë

Kompania britanike Audacious Automotive ka prezantuar modelin IV, një interpretim modern të legjendarit Audi Quattro, i pajisur me motor V8…

21 minutes ago