Categories: Uncategorized

Instituti EPIK: Përplasja me BE garanton mos liberalizim të vizave

Instituti EPIK, përmes një komunikate për medie ka shprehur shqetësim në lidhje me diskursin dhe përplasjes me Bashkimin Evropian, duke thënë se kjo përplasje mund të sjellë pasoja negative për vendin.

Sipas EPIK, Kosova rrezikon jo vetëm të mbetet pa liberalizim të vizave, por edhe do të mbetet i vend që nuk mund të aplikoj për statusin e vendit kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Të lidhura

None found

“Vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në do të sjellë pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat…. I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të paqartë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatë.

EPIK thekson se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, ndërsa shton se gjithashtu është edhe mbështetësi më i madh financiar e ekonomik i Kosovës e rajonit.

“Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së. E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE”, thuhet në këtë komunikatë.

Këto shqetësime EPIK i ngriti pasi dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë.

“Në veçanti, dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë Evropiane dhe në këtë drejtim Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris. Njëkohësisht, pardje Kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian. Këto zhvillime ndodhin në një sfond të pa precedentë. Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, znj. Arancha González, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%” thuhet tutje në komunikatë.

Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, EPIK vlerëson se ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së. Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, vlerëson EPIK.

të fundit

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

26 minutes ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

33 minutes ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

38 minutes ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

39 minutes ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

39 minutes ago

Tensions rise in the Strait of Hormuz as Iran strikes ships in retaliation against the United States

Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…

40 minutes ago