Categories: Uncategorized

Sot mbahet samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot në formën e një video-konference për shkak të pandemisë COVID-19.

Në këtë samit përveç diskutimit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë pritet të bëhet e qartë se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm nga BE-ja.

Të lidhura

None found

Ndonëse ky samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, gjasat për një gjë të tillë njohësit e integrimeve ndërkombëtare i konsiderojnë si “zero”.

Kjo për shkak se pandemia do të marrë epiqendrën e Samitit.

Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha tha për KosovaPress se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.

Sipas tij, është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.

“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai.

Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.

“Në asnjë formë nuk diskutohet liberalizimi i vizave, gjasat për këtë janë zero. Kjo nuk është temë e samitit. Gjasat për liberalizim të vizave përtej samitit, me kalimin e çdo ditë të vitit 2020 po zbehen çdo ditë e më shumë. Andaj nuk duhet pritur asgjë konkrete nga samitit për liberalizim të vizave”, thotë ai.

Ndërsa, njohësi i tjetër i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli thotë se ky Samit do të jetë nën hijen e pandemisë COVID-19.

“Samiti do të jetë nën hijen e virusit COVID-19, situatës në të cilën jemi duke kaluar, posaçërisht do të diskutohet për Post-COVID-19. Gjendjen ekonomike si të menaxhohet më mirë dëmtimi që veç ka ndodhur prej pandemisë. Si mundet BE-ja të kontribuojë në zbutjen e konsekuencave të pandemisë…për fat të keq të pandemisë samiti do të këtë më pak efekt se sa është pritur në fillim. Kjo për fat të keq edhe tonin, ne këtu do të kërkonim ose të ishim më në qendër të vëmendjes me të gjitha ato sfida dhe probleme që ballafaqohemi si vend”, tha ai.

Kosovën në këtë samit virtual do ta përfaqësojë presidenti, Hashim Thaçi. Ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të përfshihen pa simbole kombëtare, është bërë e ditur në Bruksel.

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 minutes ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

4 minutes ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 minutes ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

12 minutes ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

12 minutes ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

14 minutes ago