Categories: Uncategorized

Infektologu kosovar jep lajmin e mirë: Ngritja e temperaturave ngadalëson përhapjen e Koronavirusit

Infektologu Valbon Krasniqi në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht rreth virusit të rrezikshëm që ka kapluar botën, Koronavirusit.

Ai ka theksuar se duhet të jemi të përgatitur sepse secili vend mund të jetë i rrezikuar të preket nga një sëmundje e tillë.

Të lidhura

None found

“Prania e konfirmimit të rasteve me Koronavirus në vendet evropiane e sidomos shpërthimi epidemik i javëve të fundit në Itali e bën të domosdoshme ngritjen e vigjilencës edhe tek qytetarët gjithashtu edhe tek të gjithë institucionet shëndetësore.Tashmë jemi dëshmitarë se kjo sëmundje ka marrë një hov të zhvillimit të shpejtë dhe sikurse e kemi thënë të gjitha sëmundjet që përcillen në këtë formë është e vështirë të parandalohen dhe secili vend mund të jetë i rrezikuar të preket nga një sëmundje e tillë.

Krasniqi ka dhënë një lajm të mirë që mund t’i qetësojë disi qytetarët e frikësuar nga ky virus.

Ai ka theksuar se me ngritjen e temperaturave, pritet që të ngadalësohet përhapja e këtij virusi.

“Nga ajo që dihet nga Mjekësia është se shumica e viruseve përfshirë edhe familjen e Koronavirusëve në të cilën bën pjesë edhe ky virus nuk i rezistojnë temperaturave të larta. Prandaj është krejtësisht normale të pritet që me rritjen e temperaturave edhe të ngadalësohet përhapja e virusit në masë të madhe.Ne presim megjithatë përhapja e mëtutjeshme të pësojë një ngadalësim”.

Tutje doktori infektolog në QKUK ka rendit masat kryesore që duhet të ndërmarrë gjithsecili për të shmangur infektimin nga ky virus.

“Ndër masat më kryesore janë kujdesi ndaj higjienës personale , pra larje sa më e shpeshtë e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe me sapun sidomos pas kontaktit dhe përshëndetjeve me njerëz, evitimi i prekjes së gojës, hundës dhe syve me duar, evitimi i prekjes së gjësendeve në ambientet e jashtme kur t’i shohim se janë të kontaminuara, evitimi i kontakteve me persona që veç kanë simptomat e gripit . Ndërgjegjësimi i njerëzve sa i përket kujdesit në higjienën personale duket se po luan rol të madh në ngadalësimin e këtij virusi”

Krasniqi ka thënë se Kosova ka bërë përgatitjet e duhura nëse eventualisht shfaqen raste të tilla edhe tek ne.

“Edhe vendet me sistem të avancuar shëndetësor e kanë të vështirë të përballen me mjaft sukses me epideminë kur kemi numër të madh të rasteve. Ne kemi marrë masat për sa na takon neve. Tashmë disa gjëra janë bërë edhe në nivel shtetëror për përballimin e kësaj situate nëse eventualisht prekemi nga një virus i tillë”

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me hapa të shpejtë në vendet përreth Kosovës.

Në Itali numri i viktimave deri tani ka shkuar në 107 dhe qindra të tjerë të infektuar.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

6 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

6 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

6 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

6 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

7 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

7 hours ago