Categories: kosovë

Infektologu Gashi: Malaria është sëmundje e rrezikshme, rastet në Kosovë vijnë nga zonat endemike

Pas konfirmimit të një rasti të malaries te një shtetase e huaj, e cila po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), infektologu dr. Visar Gashi ka paralajmëruar se sëmundja mund të jetë e rrezikshme dhe, në raste të rënda, të përfundojë edhe me fatalitet.

Të lidhura

None found

Sipas tij, rastet e regjistruara deri tani në Kosovë nuk janë të transmetuara brenda vendit, por janë importuar nga zona ku malaria është endemike.

Gashi theksoi se dyshimi për këtë sëmundje duhet të ngrihet veçanërisht kur një person kthehet nga një zonë endemike dhe paraqitet me temperaturë.

Ai shpjegoi se temperatura është shenja kryesore fillestare dhe se, në raste të tilla, malaria duhet të jetë ndër mundësitë e para që shqyrton mjeku, përpara se të kërkohen shkaqe të tjera të sëmundjeve endemike.

Temperatura e shkaktuar nga malaria mund të jetë periodike dhe të mos largohet apo të ulet me analgjetikë ose antipiretikë. Kjo lidhet me ciklin e parazitit, i cili hyn në eritrocitet, pra në rruazat e kuqe të gjakut, dhe shkakton shkatërrimin e tyre. Në atë moment shfaqet edhe rritja e temperaturës.

Infektologu tha se personat që kanë ardhur nga zona endemike dhe shfaqin këto simptoma duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore, ndërsa mjeku duhet t’i referojë kryesisht në Klinikën Infektive.

Malaria është një sëmundje parazitare që shfaqet zakonisht në zonat afrikane dhe sub-sahariane. Përhapja e saj lidhet me një lloj të veçantë mushkonjash, të cilat, sipas Gashit, fatmirësisht nuk gjenden në Evropë.

Megjithatë, rreziku mbetet i pranishëm për personat që jetojnë ose udhëtojnë në ato territore. Ashpërsia e sëmundjes varet edhe nga gjendja imunitare dhe nga sëmundjet kronike të pacientit, ndaj ajo mund të bëhet e rrezikshme dhe të shkaktojë edhe vdekje.

Diagnostikimi në Kosovë, sipas Gashit, mund të kryhet shpejt. Kur dyshohet se kemi të bëjmë me një rast të importuar nga zonat endemike, fillimisht kryhet testi rapid, i cili tregon nëse pacienti është i prekur nga malaria.

Më pas realizohen ekzaminime të tjera, përfshirë pikën e dendur dhe strishon periferike. Përmes tyre mikrobiologu mund të identifikojë parazitin dhe të përcaktojë llojin e malaries, pasi ekzistojnë zakonisht katër lloje parazitësh që e shkaktojnë atë.

Trajtimi duhet të nisë menjëherë pas konfirmimit me testin rapid. Nëse pacienti është klinikisht stabil, ka vetëm temperaturë dhe rezultati del pozitiv, përdoret trajtim antimalarik oral.

Në rastet kur pacienti paraqitet në gjendje të rënduar, pa vetëdije, trajtimi bëhet me antimalarik intravenoz ose përmes infuzioneve.

Për parandalimin e sëmundjes, Gashi u ka bërë thirrje personave që planifikojnë të udhëtojnë në zona endemike të konsultohen paraprakisht me një infektolog.

Ai tha se në shtete të ndryshme të Evropës dhe në Amerikë kjo procedurë është e rregulluar me ligj dhe shprehu shpresën që e njëjta praktikë të zbatohet edhe në Kosovë. Konsulta është e nevojshme jo vetëm për shkak të malaries, por edhe për sëmundje të tjera që hasen në ato zona, si dhe për të vlerësuar nevojën për vaksinim ose trajtim parandalues.

Për mbrojtjen nga malaria përdoret profilaksia, e cila zakonisht merret në formën e tabletave Malarone. Ajo duhet të përdoret gjatë gjithë qëndrimit në zonat endemike.

Shtetasja e huaj e diagnostikuar me malarie po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Sipas QKUK-së, pacientja u pranua më 1 gusht në gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo ishte pa vetëdije, ndërsa parametrat vitalë dhe laboratorikë rezultonin jashtë vlerave normale.

Gjatë marrjes së të dhënave epidemiologjike u konstatua se pacientja kishte udhëtuar së fundmi në zona ku malaria është sëmundje endemike. Kjo rrethanë çoi në kryerjen e ekzaminimeve specifike, të cilat konfirmuan diagnozën.

Menjëherë pas konfirmimit, pacientes iu dha trajtimi specifik antimalarik dhe ajo vijon të qëndrojë nën kujdesin e mjekëve infektologë të Klinikës Infektive.

QKUK ka njoftuar se gjendja e saj është aktualisht e qëndrueshme. Në fillim ajo kishte vështirësi në komunikim, ndërsa në raportin e fundit, të datës 5 gusht 2026, bëhet e ditur se komunikon normalisht dhe se parametrat vitalë e laboratorikë po përmirësohen gradualisht.

Të dhënat e mbikëqyrjes epidemiologjike tregojnë se edhe më herët në Kosovë janë evidentuar raste të malaries. Në periudhën 2022–2025 janë regjistruar tetë raste dhe të gjitha kanë qenë të importuara nga persona që kishin udhëtuar ose kishin ardhur nga vende të kontinentit afrikan, ku malaria është e përhapur.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

53 minutes ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

1 hour ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

2 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

2 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

2 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

2 hours ago