Categories: Uncategorized

Haradinaj jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të AAK-së

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë veprim ai thotë se e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

Të lidhura

None found

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se kanë vendosur kritere të reja të organizimit të AAK-së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë.

Haradinaj thotë po ashtu se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegat një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën.

Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”.

“Ne kemi bërë një lëvizje të guximshme e kemi e kemi hapur garën në total në parti, 1 delegat 1 votë, edhe unë jam në garë me mbi 100 kolegë të mitë në të njëjtën kohë për kandidat për kryetar. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja, është e ngjashme si për asamble por edhe bartësi i listës është në votë”, thotë Haradinaj.

të fundit

Xavi përzgjodhi 11-shen e tij britanike të të gjitha kohërave, me disa emra befasues

Xavi është një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të…

2 minutes ago

Radoiçiq shfaqet pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në…

4 minutes ago

De Rossi surprizon me deklaratën për Mario Mitajn: Shqiptari është më i fortë se sa kemi parë

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiGenoa (e renditur në vendin e 19-të në kampionat) do të kërkojë me patjetër fitoren…

7 minutes ago

Magyar përgëzon Kurtin për mandatin e ri dhe rikonfirmon mbështetjen hungareze për Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter…

15 minutes ago

Forecast for today in North Macedonia: Cloudy skies and local rain

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të shiut. Në disa vende priten edhe bubullima…

21 minutes ago

Gjilan Prosecutor’s Office provides details on the serious murder in Livoç i Poshtëm

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dalë me një njoftim për media pas vrasjes së rëndë në Livoç të Poshtëm. Në…

22 minutes ago