Categories: Uncategorized

Haradinaj: Unë President ose largohem nga qeveria

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të kushtëzojë LDK-në me pozitën e presidentit, në rast se këta nuk duan që të rrëzohet para kohe qeveria.

Në një intervistë për REL, Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në se do ta rrëzojë Avdullah Hotin nga posti i të parit të qeverisë, nëse nuk e bëjnë president.

Të lidhura

None found

Ai thotë se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.

Sipas Haradinaj, LDK nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.

“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK’ja.

“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.

të fundit

Pas largimit të Keir Starmer-it, shtyhet samiti BE–Mbretëri e Bashkuar i parashikuar për korrik; Costa: Do të vendosim një datë të re, shpresoj që pasardhësi të vijojë këtë rrugë

Samiti ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar, që ishte parashikuar të zhvillohej më 22 korrik në Bruksel, është shtyrë…

4 minutes ago

U diskutua për forcimin e kapaciteteve profesionale në trajtimin e krimeve të luftës

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë sot organizoi panel diskutimin me temën “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin…

6 minutes ago

Majorja Mimoza Budeci e FSK-së diplomon me rezultate të larta në një kolegj ushtarak në Gjermani

Majorja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Mimoza Budeci, ka përfunduar me rezultate të dalluara akademike Kolegjin e Komandës…

7 minutes ago

Analiza e DW: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar "revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare…

7 minutes ago

Hasani i përgjigjet Latifit: Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk qëndrojnë “gatitu” para xhandarit serb

Deklaratat e profesorit Blerim Latifi për shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nxitur reagime të shumta. Në një postim të…

8 minutes ago

Lorenco Vila refuzon ofertën nga jashtë dhe firmos rinovimin me Dinamon

Lorenco Vila duke festuar me ekipin e Dinamos dhe presidentin e klubit Adrian BardhiLorenco Vila do të vazhdojë të jetë…

9 minutes ago