Categories: Uncategorized

Hamza: PDK nuk ka tërhequr projektligjet

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur konferencë për media pas seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën nuk u miratua pakoja emergjente e propozuar nga ta.

Hamza shtoi se kjo situatë përveç ndikimit në aspektin shëndetësor, ka ndikim të madh edhe në ekonomi.

Të lidhura

None found

“Ne kërkuam një mocion procedural, projektligjet janë dorëzuar në Kuvend. Ka pas raste dhe praktika nga e kalura kur në seanca të jashtëzakonshme me mocion procedural janë futur ligje në rend dite dhe janë votuar”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se qëllimi i tyre sot ishte që të krijojnë një bazë legale.

“Megjithatë pas insistimit tonë që të hidhet në votim mocioni procedural dhe të futen në rend dite këto ligje , nuk u lejua që mocioni procedural të procedohet tutje…Edhe prej Grupeve Parlamentare nuk u pa vullnet e as gatishmëri për këtë”, shtoi Hamza.

Hamza theksoi se PDK nuk i ka tërhequr projektligjet prej procedurës.

“PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës ato janë në procedurë dhe do të insistojmë që ato të trajtohen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.

të fundit

Protesta e studentëve para Rektoratit pas emailit të rektorit që u cilësua kërcënim

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot para Rektoratit, në shenjë kundërshtimi ndaj emailit të dërguar nga rektori,…

6 seconds ago

Maran lavdëron Shqipërinë në shtypin italian: Rekorde historike, atmosfera e jashtëzakonshme dhe objektivi “EURO 2028

Elia Caprile, Ernest Muçi dhe Rolando MaranTrajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë një intervistë për median italiane “La…

45 seconds ago

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sot vendimin për masat urgjente të energjisë elektrike

Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për shpalljen e masave emergjente në…

3 minutes ago

Hekuran Murati kallëzon penalisht Përparim Ramën

Ministri i Financave Hekuran Murati sot ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori ndaj Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në…

4 minutes ago

Dështon hua prej 2 miliardë dollarësh për City Football Group, skandali financiar i Manchester Cityt sjell pasoja ekonomike

Problemet ligjore të Manchester Cityt lidhur me shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier po ndikojnë edhe në…

7 minutes ago

Kompany rrëfen për herë të parë pas rrëzimit në fushë: Ndoshta nuk e dëgjova trupin tim si duhet

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, foli në detaje për herë të parë rreth rrëzimit të tij në stërvitje më…

7 minutes ago