Categories: kosovë

Hekuran Murati kallëzon penalisht Përparim Ramën

Hekuran Murati, ministër i Financave, ka dorëzuar sot në prokurori një kallëzim penal kundër Përparim Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij në Komunën e Prishtinës. Bëhet fjalë për një keqpërdorim prej 2.2 milionë eurosh të fondeve buxhetore, i cili është vërtetuar edhe nga auditimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Sipas ministrit, veprimet e dyshuara që sollën këtë dëm prej 2.2 milionë eurosh përfshijnë shpërdorimin e detyrës zyrtare, falsifikimin e dokumenteve zyrtare, mashtrimin dhe përdorimin e paautorizuar të pasurisë.

Të lidhura

None found

Murati kujtoi gjithashtu se Ministria e Financave kishte lidhur më parë një marrëveshje financiare me BERZH-in për një kredi prej 5 milionë eurosh. Këto para iu besuan Komunës së Prishtinës për të investuar në rinovimin dhe ngrohjen e shkollave, çerdheve dhe institucioneve të tjera publike.

Megjithatë, sipas tij, zyrtarët përgjegjës të Komunës së Prishtinës nuk i kryen investimet e planifikuara. Ata keqpërdorën rreth 44 për qind të shumës së vënë në dispozicion, duke paguar fatura që nuk kishin asnjë lidhje me projektin e përcaktuar në marrëveshje.

Shuma prej 2.2 milionë eurosh u ekzekutua përmes 21 transaksioneve në periudha të ndryshme. Kjo tregon se nuk bëhet fjalë për një lëshim teknik a ndonjë gabim procedural, por për një skemë keqpërdorimi të menduar që më parë. Ministri theksoi se disa nga projektet për të cilat u kryen pagesat nuk kanë ekzistuar fare në buxhet.

Ai shtoi se shpërdorimi i 2.2 milionë eurove dhe fakti që u krye me paramendim në 21 transaksione të veçanta, tregon se personat e përfshirë ishin të bindur se nuk do t’i prekte ligji.

“Ftoj prokurorinë që të veprojë shpejt e pa hezitim, sepse për çdo ditë që kalon, rritet rreziku që personat e dyshuar të vazhdojnë keqpërdorimet”.

të fundit

Nagavci: Takimi i Krasniqit me bashkëshorten në Prishtinë dha pamje të rënda, themelimi i Gjykatës Speciale mbetet gabim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur në Kuvendin e Kosovës për qëndrimin e Jakup Krasniqit…

2 minutes ago

Kopman: Pengesa për rrugën europiane të Maqedonisë së Veriut ndodhet në Shkup, jo në Bruksel

Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, i cili largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga…

8 minutes ago

Protesta e studentëve para Rektoratit pas emailit të rektorit që u cilësua kërcënim

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot para Rektoratit, në shenjë kundërshtimi ndaj emailit të dërguar nga rektori,…

10 minutes ago

Maran lavdëron Shqipërinë në shtypin italian: Rekorde historike, atmosfera e jashtëzakonshme dhe objektivi “EURO 2028

Elia Caprile, Ernest Muçi dhe Rolando MaranTrajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë një intervistë për median italiane “La…

11 minutes ago

Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë sot vendimin për masat urgjente të energjisë elektrike

Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e sotme të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për shpalljen e masave emergjente në…

13 minutes ago

Dështon hua prej 2 miliardë dollarësh për City Football Group, skandali financiar i Manchester Cityt sjell pasoja ekonomike

Problemet ligjore të Manchester Cityt lidhur me shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Ligës Premier po ndikojnë edhe në…

17 minutes ago