Nisur nga kriza aktuale në politikë e brendshme të Kosovës, ministri gjerman i Evropës, Michael Roth, i është drejtuar me një apel Kosovës dhe lidershipit kosovar.
Në një deklaratë për media ai kërkon nga këta që të përqendrohen në përballjen me sfidën e pandemisë së coronavirusit.
None found
“Po e ndjek me shqetësim të shtuar situatën e brendshme politike në Kosovë. Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend po rritet, dhe tashmë ka edhe një rast vdekjeje. Ndërkohë, disa politikanë të papërgjegjshëm në Prishtinë duket se përfitojnë pa turp nga situata dramatike. Ata po përpiqen të rrëzojnë qeverinë. Ata madje shkojnë aq larg sa të deklarojnë publikisht që kufizimet e daljes së qeverisë nuk duhet të respektohen”, ka thënë Roth, raporton DW.
“Mund t’u bëj thirrje vetëm qytetarëve të Kosovës: Mbroni veten dhe njerëzit, qëndroni në shtëpi, “#stayhome”. Dhe unë u them atyre që janë përgjegjës për politikën: Corona nuk pyet për grindjet dhe ndjeshmëritë në politikën e brendshme! Tani është koha të merret përgjegjësi, të qëndrohet së bashku dhe të mbrohet popullsia. Po rrezikohet shumë! Vetëm duke punuar së bashku ne mund ta kapërcejmë këtë krizë shëndetësore të paparë”, ka thënë Roth, raporton DW.
Të martën pasdite, në një konferencë shtypi, kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë të njohur vendimin e kryesisë së parlamentit për të mbajtur votën e mosbesimit kundër qeverisë aktuale të kryesuar nga Albin Kurti i Vetëvendosjes. Vjosa Osmani vetë ishte kundër këtij mocioni votëbesimi.
Më parë edhe Shtetet e QUINT-it u kishin bërë thirrje institucioneve dhe liderëve të Kosovës që në këtë periudhë si prioritet të kenë përballimin e sfidës me koronavirusin, duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe kompetencat që ajo iu siguron atyre.
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që hyjnë në fuqi sot (më…
Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur detaje rreth sekuestrimit të hotelit 6-katësh “Oasis” në bregdetin jugor të…
Afati për aplikimet për kredi të buta në bashkinë e Tiranës, do të shtyhet deri më datë 22 maj, nga…
Egli Tako ka komentuar së fundmi edicionin e 5-të të Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimet e saj për…
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla tërhoqën vëmendjen me një paraqitje madhështore gjatë ceremonisë së hapjes së Parlamentit britanik, e…
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se interesi i Bashkimit Evropian, por…