Categories: Uncategorized

Ekzekutoi dhe dogji të vëllain, i arrestuari tregon me detaje si e kreu krimin makabër

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se gjatë ditës është arrestuar dhe me pas ndaluar personi me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasja e Rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K. i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.

Në njoftim thuhet se pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K, ku në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu.

Të lidhura

None found

Po ashtu, pas një pune operative është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhoje e cila pas ekzaminimit të forenzikës është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit.

Gjatë intervistimit në polici, ku prezent ka qenë edhe prokurori i rastit, i dyshuari G.K. e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet, duke përshkruar në hollësi mënyrën se si ka vepruar në ditën kritike.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

të fundit

Osmani pas humbjes në Elbasan: Duhej fituar ky duel

Qatip OsmaniEdhe pse Laçi shënoi i pari në duelin me Elbasanin në fushë kundërshtare, bardhezinjtë nuk arritën të merrnin pikë…

3 minutes ago

Tre automjete përplasen në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, një i lënduar dërgohet në spital

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të…

5 minutes ago

Protestat e Gen Z përfshijnë Europën, përplasje me policinë dhe bomba molotov nga Franca në Shqipëri

Protestat e të rinjve në disa vende të Europës, të zhvilluara për përmirësimin e arsimit dhe kushteve të jetesës, u…

9 minutes ago

Rezultatet e para të balotazhit në Bërvenicë publikohen nga KSHZ

KSHZ ka publikuar rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve komunale në Bërvenicë.Nga 20.8 të vendvotimeve të përpunuara,…

30 minutes ago

Përfundon votimi në Bërvenicë, në pritje të rezultateve të para

Votimi në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Brvenicës ka përfunduar.Qendrat e votimit, të cilat ishin të hapura…

31 minutes ago

Rain and heavy traffic/ Kilometre-long queues form on the Balldren-Milot road, drivers face long waits

Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rënduar në…

35 minutes ago