Categories: Uncategorized

E rrëmbyen gabimisht nga Kosova, por duke qenë se e kishin aty gjykata i jep 8 vite burg mësuesit turk

“A jeni ju Hasan Hüseyin Demir?”, e ka pyetur zyrtari i Policisë së Kosovës profesorin e kimisë të shkollës “Gylistan”. “Jo nuk jam unë ky person”, ia ka kthyer ai. “Unë jam Hasan Hüseyin Günakan”.

Kjo bisedë e zhvilluar vitin e shkuar në kolegjin e Gjakovës mes mësuesit turk dhe pjestarëve të policisë së Kosovës dhe AKI-së nuk e ndaloi rrëmbimin dhe dërgimin e tij në Turqi edhe pse nuk ishte i njëjti person.

Të lidhura

None found

Mirëpo, edhe pse u dëguar gabimisht në Turqi dhe nuk kërkohej nga autoritetet atje, duke qenë se shkoi, gjykata e Stambollit e ka gjetur atë fajtor duke e dënuar madje edhe me burg.

Kështu, siç raporton AA, mësuesi i kimisë Hasan Hüseyin Günakan i rrëmbyer përmes një operacioni të shërbimeve sekrete turke në Kosovë është dënuar sot me tetë vite e një muaj burg me akuzën “për pjesëmarrje ne organizatë terroriste”.

Rrëmbimi i gjashtë mësuesve turq shkaktoi tërmet në Kosovë dhe Kuvendi ngriti komision hetimor duke thirrur aty edhe Presidentin Thaçi, i cili dyshohet se pati rol kryesor nga pala shqiptare. /albeu.com

të fundit

Rrahmani kalon Napolin në epërsi ndaj Villarrealit në Ligën e Kampionëve

Ylli nga Kosova Amir Rrahmani ka shënuar ndaj Villarrealit për t’i dhënë epërsinë Napolit.Qendërmbrojtësi u gjend në vendin e duhur…

4 minutes ago

Demo për protestën e studentëve: Asnjë justifikim për dhunën, përgjegjësitë të përcaktohen nga provat

“Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e…

4 minutes ago

Austria eliminon Kosovën dhe i mbyll rrugën drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Austria.Pasi u mposht 1-2 në…

15 minutes ago

Durbin: Kosova propozoi financimin e shndërrimit të Bondsteelit në bazë të përhershme amerikane

Senatori amerikan, Dick Durbin, ka thënë se propozimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që kampi Bondsteel të shndërrohet në…

19 minutes ago

Gazment Bardhi: Violence against students is unacceptable, detainees must be released without delay

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me përplasjet mes studentëve protestues dhe Policisë para…

27 minutes ago

VIDEO/ Protesters enter Tirana Municipality, footage shows damage and fire inside the building

Policia ka shpërndarë me forcë protestuesit, ndërsa këta të fundit u futën edhe brenda ambienteve të Bashkisë së Tiranës. Nga…

27 minutes ago