sport

“Pagoi 10 milionë lira nga xhepi”, presidenti i Besiktasit zbulon detaje nga transferimi i Ernest Mucit

Presidenti i klubit Besiktas, Hasan Arat ka dhënë detaje rreth transferimit të Ernest Mucit. Hasan Arat raportoi se Huseyin Yucel pagoi më shumë se 10 milionë lira komision menaxher për transferimin e Mucit.

Hasan Arat bëri deklaratat në mbledhjen e parë të zakonshme të Bordit të Këshillit të Klubit Besiktas në vitin 2024. Ai ka shpjeguar detajet e transferimit të Ernest Mucit në Stamboll.

Të lidhura

None found

Duke thënë se menaxheri i Ernest Mucit kërkoi 10 për qind komision, Hasan Arat raportoi se nënkryetari i klubit, Huseyin Yucel ka paguar mbi 10 milionë lira nga xhepi i tij.

“Menaxheri na kërkoi një komision 10 për qind për transferimin e Ernest Mucit. Ne thamë se nuk mund të japim më shumë se 5 për qind në përputhje me ligjin e sportit”.

“Huseyin Yucel Beu dha pjesën tjetër. 5 për qind, pra mbi 10 milionë lira nga xhepi i tij. Nuk i ka dhënë lekë hua klubit, i ka dhuruar, e falënderoj”, ka thënë Arat.

Ndryshe, 10 milionë lira turke llogariten të jenë rreth 280 mijë euro.

Muci nga ana tjetër është kthyer në një lojtar titullar te klubi turk dhe njëri nga të preferuarit e tifozëve.

të fundit

Pamje të rënda nga protesta/ Përleshje me policinë, një student mbetet me këmbë të thyer

Tirana është përfshirë në kaos ditën e sotme. Kryeqyteti është përfshirë nga protesta e studentëve të cilët kanë nisur revoltën…

4 minutes ago

Babain polic dhe nënën gazetare, kush është Klevi Metaj, studenti protestues që u përlesh sot i vetëm përballë gjashtë efektivëve

Klevi Metaj është 22-vjeçari që u kthye në një nga personazhet më të komentuar të protestës së zhvilluar sot në…

9 minutes ago

VIDEO/ Befasi të mëdha në Champions League, Bayern në disavantazh në Norvegji dhe Barcelona ndalet në Stamboll

Viking - Bayern MunichKanë përfunduar pjesët e para në 7 ndeshjet e orës 21:00 në Champions League, faza e grupeve…

15 minutes ago

Protesta në kryeqytet, Avokati i Popullit dërgon përfaqësues në Spitalin e Traumës

Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar…

20 minutes ago

Limani: 100 kuponë për mamografi falas do t’u shpërndahen grave dhe vajzave në Gostivar gjatë “Tetorit Rozë

Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 kuponë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për…

22 minutes ago

Edison Ndreca dënon dhunën ndaj studentëve: Arsimi dhe dinjiteti nuk zëvendësohen me shkopinj gome

sulmi fizik ndaj studentëve protestues Në lidhje me protestën e sotme në qytetin e Tiranës, ku janë evidentuar pamje të…

26 minutes ago