Një 53-vjeçar nga Turqia u kap në Shqipëri si i shumëkërkuar nga drejtësia franceze, si një nga trafikantët e familjes kriminale Baybesin, që si drejtues të vetin kishte Hysein Baybesin, i konsideruar disa vite më parë si Eskobari i Evropës.
Faruk Baybesin, i dënuar me 30 vite burgim për çështje të trafikut të heroinës kërkohet nga gjykata e Loire Atlantique, që e ka shpallur fajtor për pjesëtar të organizatës kriminale që trafikonte ne Evropë heroinë.
None found
Drejtësia franceze përmes dokumenteve që i ka përcjellë me urgjencë kërkon dorëzimin e Baybesin me argumentin se përgjatë viteve 1994 -1995 Baybesin ishte aktiv në trafikun e drogës edhe në Francë si anëtar i një bande që vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë.
Gjykata e Tiranës në funksion të kërkesës së Francës ka vendosur arrest me burg 40 ditë për Faruk Baybesin, i cili tentoi të hynte në Shqipëri për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet.
Ai ka prtanuar që është djali i një tjetër trafikanti të dënuar Mahmut Baybesin, i cili gjithashtu rezulton të jetë pjesë e familjes së narkotrafikut të etiketuar.
Madje ky grup mori etiketimin “Eskobarët e Evropës”, pasi kryesori i grupi Husein Baybaşin mori emrin Eskobari i Evropës. Për aktivitetin e këtij grupi në atë kohe mediat raportonin se Hüseyin Baybaşin, Mehmet Emin Baybaşin, Mehmet Şerif Baybaşin, Mehmet Şirin Baybaşin, Mahmut Baybaşin janë anëtarë të familjes që përfundoi në burg për drogë.
Të ardhurat e grupit nga heroina janë vlerësuar në 10 miliardë paund. /tch
Elikia Mbinga kishte përpara një të ardhme premtuese në futboll. Ai kaloi katër vite në akademinë e Ajaxit, një prej…
Menaxheri i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Bajram Shala thotë se Federata Shqiptare provoi ta merrte mbrojtësin Dion Gallapeni…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali foli në Kuvend përpara votimit të pritshëm të reformës së re territoriale, duke shprehur rezerva për…
Një 18-vjeçar suedez është arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se është autor i vrasjes së kirurgut plastik Alexander Aslani, 57…
Dashi Do jeni me kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe ndonjëherë do e teproni. Fatmirësisht ai do jete ne humor…
Premiera e emisionit “Live me Luizin” në Top Channel ka tërhequr vëmendje jo vetëm për debutimin e Luiz Ejllit si…