Categories: Uncategorized

Drita mposht Drenicën dhe i bashkohet Ballkanit në krye

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat teksa ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1, Drenicën.

Vendasit e nisën me këmbën e mbarë sfidën duke zhbllokuar shifrat në minutën e tetë me anë të Kastriot Rexhës. Goli befasoi miqtë të cilët nuk mundën t’i bënin ballë sulmeve të Dritës dhe në minutën e 22 pësuan edhe golin e dytë, sërish me autor Rexhën.

Të lidhura

None found

Por, makthi i pjesës së parë nuk kishte marrë fund për Drenicën, teksa në minutën e 31 erdhi edhe goli i Haxhimusës. Në fraksionin e dytë, Drenica u mundua të ndryshonte fatet e ndeshjes ndërsa gjetën golin në minutën e 61 me Shillovën.

Por, realizimi mbeti vetëm për statistikë dhe në minutën e 92 sulmuesi Emini rëndoi edhe më shumë bilancet e sfidës teksa realizoi golin e katërt. Falë kësaj fitoreje, Drita i bashkohet Ballkanit në krye të klasifikimit me 40 pikë.

Ndërkohë, sfida tjetër e sotme mes Ferizaj dhe Llapit u shty për shkak të kushteve të vështira atmosferike me fushën që u zbardh nga bora.

të fundit

Albanian, the home that keeps us together

nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…

44 seconds ago

Footage/ El Salvador’s army razes home of Haitian criminal leader, Bukele: This is my gift to the people of Haiti

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të…

2 minutes ago

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…

13 minutes ago

Zhegrova bind me shifra, kosovari i jep Spallettit arsye për besim më të madh

Edon Zhegrova ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Venezias, duke qenë një nga lojtarët…

19 minutes ago

Pamjet/ Ushtria e El Salvadorit rrafshon banesën e liderit kriminal haitian, Bukele: Kjo është dhurata ime për popullin e Haitit

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të…

20 minutes ago

Përmbysje dramatike në Suharekë, Ballkani shënon tri herë në fund dhe mposht Gjilanin

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur…

37 minutes ago