Edon Zhegrova ishte një nga lojtarët më të spikatur në fitoren 4-0 të Juventusit ndaj Venezias, duke dhënë një paraqitje të shkëlqyer.
Ylli i Kosovës e nisi për herë të parë këtë sezon një takim si titullar te Juventusi dhe po ashtu për herë të parë qëndroi në fushë gjatë gjithë 90 minutave.
None found
Ai e ktheu në kontribut të drejtpërdrejtë mundësinë që iu dha, duke ndihmuar skuadrën në këtë fitore bindëse.
Momenti më i rëndësishëm për Zhegrovën erdhi në minutën e 65-të, kur dërgoi një asistim të bukur për Juan Cabal, i cili shënoi me kokë për 3-0.
Përveç asistit, Zhegrova kreu tri gjuajtje, dy prej tyre brenda kuadratit, shpërndau 48 pasime të sakta nga 56 gjithsej dhe realizoi tri driblime të suksesshme nga katër tentativa.
Nota 7.8 nga platforma Sofascore ishte një tjetër tregues i ndikimit që pati në lojën e Juventusit.
Pas kësaj paraqitjeje, Zhegrova duket se i ka dhënë trajnerit Luciano Spalletti arsye të forta për ta mbështetur më shumë në ndeshjet në vijim. Futbollisti kosovar e shfrytëzoi në mënyrë bindëse rastin e parë për të luajtur nga minuta e parë deri në fund, pas një pritjeje të gjatë për një mundësi si titullar.
Nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të…
Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur…
Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota u tronditën nga lajmi për vrasjen e presidentit amerikan…
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…
Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…