Drita e ka siguruar kualifikimin në ‘play-off’-in e Ligës së Konferencës, pasi mposhti Tre Fiorin me rezultatin 5-0, ndërsa rezultati i përgjithshëm ishte 9-1.
None found
Ekipi kosovar e nisi ndeshjen me vrull, ndërsa epërsinë e gjeti në minutën e 20-të. Kemehlo Nguena dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0.
Drita iu afrua golit të dytë vetëm një minutë më pas, ndërsa Ovouka goditi shtyllën në minutën e 38-të.
Këmbëngulja e Dritës dha rezultat përsëri në minutën e 41-të. Pas asistimit të Ovoukas, Nguena shënoi për herë të dytë në këtë takim dhe e ndryshoi rezultatin në 2:0.
Goli i tretë nuk vonoi. Arb Manaj realizoi në minutën e 43-të për 3:0, shifra me të cilat dy skuadrat u drejtuan drejt pushimit.
Ritmi i lartë i Dritës vazhdoi edhe pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes. Vetëm pak çaste pas nisjes së pjesës së dytë, në minutën e 47-të, Mike Arthur shënoi golin e katërt.
Në minutën e 60-të, Manaj gjeti sërish rrjetën. Ai përfitoi nga asistimi i Kemehlo Nguenës dhe e çoi epërsinë e Dritës në 5-0.
Skuadra kosovare nuk ndaloi së krijuari mundësi. Në minutën e 73-të, Nguena mund ta kompletonte het-trikun, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.
Gjatë minutave të fundit, Drita pati disa raste të tjera për ta bërë fitoren edhe më të thellë. Pëllumbi, Arthur dhe Jashari tentuan të shënonin, por nuk arritën ta gjenin portën.
Një zhvillim i papritur ka shënuar procesin gjyqësor për vdekjen e Ramona Rinaldit, 39 vjeçe, në Como të Italisë. Partneri…
Mbi 200 fluturime janë anuluar, ndërsa shkollat, qindra supermarkete dhe biznese kanë pezulluar aktivitetin në Portugali, pasi stuhia Charles ka…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj është takuar sot me ambasadoren e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.…
Zgjidhja gjysmake maqedonisht dhe shqip për provimin e jurisprudencës, nuk është e pranueshme për studentët që tashmë e disa muaj…
Përmes postimit në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë ka bërë të ditur se më datën 14 nëntor do të luajnë…
Tërhoqën para nga llogaria e kompanisë, dhanë miliona euro hua pa i evidentuar në dokumentacionin tatimor dhe fshehën detyrime prej…