Java e fundit e muajit janar pritet të jetë vendimtare për koalicion qeverisës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Përkundër se bisedimet mes këtyre dy partive kishin filluar qysh pas përfundimit të zgjedhjeve, ende nuk kanë arritur rezultat për formimin e koalicionit.
Në fakt kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte thënë se e diela e 26 janarit pritet të jetë vendimtare për formimin e koalicionit. Megjithatë gjatë ditës së djeshme nuk është bërë publike ndonjë epilog i negociatave shkruan ekspress.
None found
Mbrëmë ka reaguar nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka thënë se në parim, koalicioni me Vetëvendosjen ka ndodhur, por po diskutohen vetëm detajet e marrëveshjes.
Nënkryetari i LDK-së në një postim në Facebook ka vlerësuar se një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, në këtë rast me Lëvizjen Vetëvendosje, udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit.
Sipas tij, një ndarje e tillë, do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi siç ka thënë Haziri, agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re.
“Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdo lloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, ka shkruar ndër tjerash Haziri në Facebook.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…
Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…