Categories: Uncategorized

DASH reagon për akuzat ndaj Thaçit: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar me një qendrim pas akuzave të ngritura një ditë më parë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në kushte anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

të fundit

Rezoluta 1451 në Kongresin amerikan synon zhvendosjen e sesionit të AP-së së OSBE-së nga Beogradi në Charleston

Avokuesi i çështjes së Kosovës në SHBA, Faton Bislimi, bëri të ditur se sot mirëpret me respekt të veçantë paraqitjen…

3 minutes ago

FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026, realizimi magjik që mahniti futbolldashësit

FIFA ka shpallur zyrtarisht golin e reprezentuesit të Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, si golin më të bukur të…

8 minutes ago

Accident in Durrës as Cars Collide, One Person Injured

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së hënës në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me…

19 minutes ago

Day 58 of the Resistance Against Edi Rama: Activists Screen Documentary on the Theater and March Through Tirana

Ka nisur marshimi edhe për ditën e sotme në rrugët e Tiranës nën thirrjet “Rama në burg Berisha në burg…

19 minutes ago

Three Women Injured in Paris Knife Attack, Suspect Says: Allah Ordered Me to Do It

Tre gra, njëra prej tyre shtatzënë, u sulmuan me thikë pranë një stacioni tramvaji, në veri të Parisit. [...] Read…

20 minutes ago

Parliament Releases Video of Adviser Falling Down the Stairs / Bardhi: A Degrading Act Against the Employee’s Dignity

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazmend Bardhi ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga Kuvendi ku punonjësja u rrëzua nga shkallët…

20 minutes ago