Goli i reprezentuesit të Kepit të Gjelbër, Sidny Lopes Cabral, është përzgjedhur zyrtarisht nga FIFA si më i bukuri i Kupës së Botës 2026.
Ky sukses e bën mbrojtësin e majtë lojtarin e parë të një kombëtareje afrikane që nderohet me këtë çmim prestigjioz në të gjithë historinë e Kampionateve Botërore.
None found
Cabral e siguroi vlerësimin me realizimin spektakolar në përballjen kundër Argjentinës, të vlefshme për fazën e 1/8 së finales. Gjatë vazhdimeve, ai shmangu në mënyrë mjeshtërore Alexis Mac Allisterin me një driblim të jashtëzakonshëm dhe më pas goditi me saktësi nga skaji i zonës, pa i lënë mundësi portierit Emiliano Martínez.
Kepi i Gjelbër u eliminua pas një autogoli të pafat në minutat e fundit të kohës shtesë, por rrugëtimi deri mes 16 skuadrave më të mira të botës, në pjesëmarrjen debutuese në Kupën e Botës, do të kujtohet si një prej surprizave më të mëdha të këtij turneu.
Tashmë, kryevepra e Sidny Lopes Cabral është nderuar edhe me çmimin më të lartë individual të FIFA-s, duke u regjistruar përfundimisht në historinë e Kampionateve Botërore si goli më i bukur i edicionit 2026.
Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka përfunduar dialogun teknik me Komisionin Evropian për t'u…
Nga Lidhja Shqiptare sot akuzuan se po u bëhet padrejtësi në parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, përcjell TV21. Nga kjo…
SPB Tetovë njofton se ka ndaluar shtetase të Argjentinës në Gostivar, të cilët nuk kishin leje qëndrimi në vend."Më 26.11.2026…
Organi Kombëtar i Studentëve njoftoi se nga rreth 7,000 studentë që iu përgjigjën një ankete online në lidhje me modelin…
Përmes një postimi në "Instagram", aktorja Monika Lubonja, ka reaguar duke përcjellë një mesazh për respektimin e historisë dhe simboleve…
Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për…