Categories: kosovë

Rezoluta 1451 në Kongresin amerikan synon zhvendosjen e sesionit të AP-së së OSBE-së nga Beogradi në Charleston

Faton Bislimi, avokues i çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, njoftoi se e mirëpret sot me respekt të veçantë paraqitjen e Rezolutës Kongresionale 1451 në Kongresin amerikan. Nisma është ndërmarrë nga kongresmeni Joe Wilson, të cilin ai e cilësoi mik të madh të Kosovës, dhe mbështetet nga rreth 40 bashkënënshkrues nga të dyja partitë. Përmes saj kërkohet që Sesioni Vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së më 2027 të organizohet në Charleston, South Carolina, në vend të Beogradit.

Të lidhura

None found

Bislimi deklaroi se prej më shumë se 20 vjetësh në Washington është argumentuar në mënyrë të vazhdueshme se qëndrueshmëria në Ballkan nuk mund të arrihet duke favorizuar politika që shpesh përplasen me interesat strategjike të Perëndimit. Sipas vlerësimit të tij, Serbia vazhdon të shërbejë si një mjet i rëndësishëm i ndikimit rus në Evropë, ndërsa gjatë viteve të fundit ka forcuar lidhjet edhe me Kinën dhe Iranin.

Në këtë kontekst, ai theksoi se institucionet euroatlantike duhet të japin sinjale të qarta në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë së përbashkët. Sipas Bislimit, këto janë pikërisht argumentet që Rezoluta Kongresionale 1451 paraqet kundër mundësisë që Serbia të jetë vendi pritës i sesionit të ardhshëm vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027.

Ai rikujtoi se OSBE-ja mbështetet në parimet e lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të sovranitetit të shteteve, ndaj edhe vendi ku takohen përfaqësuesit e saj duhet t’i mishërojë këto vlera.

Bislimi falënderoi kongresmenin Joe Wilson dhe të gjithë bashkënënshkruesit republikanë e demokratë për atë që e përshkroi si udhëheqje parimore. Ai nënvizoi se miqësia e Shteteve të Bashkuara me Kosovën mbetet garancia më e fuqishme për paqen, stabilitetin dhe perspektivën euroatlantike të rajonit.

Në reagimin e tij, Bislimi shtoi se puna e vazhdueshme, përkushtimi serioz, si dhe vlerat e lirisë dhe demokracisë, kanë shërbyer gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë orientimi i tij strategjik për vendin dhe kombin. Sipas tij, kur ky angazhim prodhon rezultate, ndjenja e krenarisë shumëfishohet.

të fundit

Bruno Guimaraes pranë transferimit te gjiganti anglez

Mesfushori brazilian Bruno Guimaraes mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, pasi gazetari i talkSPORT,…

1 minute ago

Nesër jepet vendimi gjyqësor për rastin “Drenica 1”

Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të shpallë nesër aktgjykimin ndaj Sami Lushtakut dhe shtatë të akuzuarve të tjerë në rastin…

13 minutes ago

Kurti e cilëson Francën partnere të rëndësishme të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve mes Kosovës dhe Francës, e…

13 minutes ago

Lewandowski la mënjanë ofertën prej 100 milionë eurosh në sezon, Zahavi tregon arsyen

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, refuzoi një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite përpara se të largohej drejt Chicago Fire, ka…

19 minutes ago

Nga pamjet amatore në YouTube te debutimi ndaj Real Madridit: Historia e zbulimit të Yan Diomande

Ngritja e Yan Diomande ka qenë e jashtëzakonshme. Gjithçka nisi në javën e fundit të marsit 2025, kur 18-vjeçari nga…

25 minutes ago

Aksidenti tragjik në Shkup, Koci kërkon përgjegjësi: Familja pagoi 2,800 euro për kthimin e trupave në Kosovë

Avokati Arianit Koci, ka marrë përsipër përfaqësimin e familjeve të tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin…

35 minutes ago