Categories: Uncategorized

Besnik Bislimi pranon zyrtarisht detyrën e Ministrit të Financave

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi zyrtarisht ka pranuar detyrën nga Ministri në detyrë Lulzim Rafuna, raporton Gazeta Express.

Me këtë rast ministri Besnik Bislimi e falënderoi ministrin në largim Lulzim Rafuna për punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe shtoi se duke pasur parasysh se e njeh një pjesë të stafit të Ministrisë kjo e bën që të ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Të lidhura

None found

“Pranimi i detyrës së Ministrit të Financave dhe Transfereve për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe jam i bindur që së bashku me ju do ta japim maksimumin në mënyrë që gjërat të ecin në drejtim të duhur në implementimin e programit të Qeverisë Kurti” u shpreh gjatë pranimit të detyrës ministri Besnik Bislimi.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë neve na presin punë të mëdha dhe për këtë jam i sigurt që së bashku do ta arrijmë realizimin e tij.

Ndërsa ministri i deritanishëm Lulzim Rafuna gjatë pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit e uroi ministrin e ri Besnik Bislimi për pozitën e re dhe theksoi se ka kënaqësinë që po e dorëzon sot detyrën e ministrit.

“Ky pranim-dorëzim po ndodh në kohën kur bilanci bankar është mbi 494 milionë euro, po ashtu edhe afër 500 milionë euro shtesë të cilat janë për projektet e kontraktuara, deficiti është 0,7% dhe është nën normën e planifikuar.Kjo është një siguri e madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës tha Lulzim Rafuna gjatë dorëzimit të detyrës së ministrit, ku edhe njëherë i uroi suksese në detyrën e re ministrit të Financave dhe Transfereve z. Besnik Bislimi”, tha ministri në detyrë.

të fundit

Batmobilja e “Batman Returns” del në ankand, çmimi mund të shkojë deri në 7 milionë dollarë

Vetura ikonike e përdorur në filmin Batman Returns të vitit 1992 do të dalë në ankand më 23 nëntor në…

8 minutes ago

Mazda nuk heq dorë nga motorët me benzinë: ja arsyeja e strategjisë së saj

Mazda nuk dëshiron t’i japë fund motorëve me benzinë. Edhe pse prodhuesi japonez vitet e fundit ka prezantuar një sërë…

8 minutes ago

Vojvoda: Austria ka përvojë, por tifozët shqiptarë do të na japin forcë – flet edhe për Alabën

Mërgim Vojvoda thotë se Kosova është gati për ta dëshmuar kualitetin ndaj Austrisë.Ylli i Udineses ndër të tjera në konferencë…

8 minutes ago

Albin Kurti pezullon drejtorin Hysen Muzliukaj pas aktakuzës për keqpërdorim të detyrës

Kryeministri Albin Kurti pezulloi nga puna drejtorin e Përgjithshëm të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysen Muzliukaj. Sipas vendimit…

9 minutes ago

Gani Sejdiu vlerëson përgatitjen taktike të Kosovës në fitoren ndaj Irlandës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte trajneri i njohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili…

9 minutes ago

Foda vlerëson Austrinë si favorite, por pret mbështetje të madhe nga tifozët kosovarë

Franco Foda e ka pranuar se Kombëtarja e Austrisë është favorite për përballjen e neserme, por shtoi se Kosova ka…

9 minutes ago