Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako emergjente për Qeverinë në situatën e krijuar për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Bislimi ka propozuar një pako 13 pikëshe ku ndër të tjera ka theksuar se fokusi do të jetë tek përfituesit e skemave pensionale, bizneset dhe punëtorët që janë prekur nga kjo situatë.
None found
Ai njoftoi se personat që përfitojnë nga skema pensionale nën 100 euro do t’i kenë edhe 30 euro më shumë (nëse nuk janë përfitues të ndonjë skeme tjetër).
Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i mbulojë pagat e punëtorëve të kompanive private për dy muajt në vazhdim në vlerën e pagës minimale prej 170 euro.
“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro”.
Qeveria do të marrë përsipër edhe subvencionimin e qirasë deri në 50 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm.
Do të ketë edhe fonde shtesë për komunat e prekura nga koronavirusi, poashtu edhe për Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Kulturës.
Sipas Ministrit në detyrë të Financave e gjithë kjo pako do të kushtojë 170.6 milionë euro. Nga këto masa buxheti i shtetit mund t’i ketë deri në 200 milomë euro më pak se sa janë parashikuar në shkurt.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka hedhur poshtë akuzat se Moska po orkestron protesta masive në qytetet e mëdha evropiane…
DJ Dagz ka ndarë sot me ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të tij.…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, është përplasur në seancën e Kuvendit me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje,…
Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e Topit të Artë, duke fituar…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për rezolutën që trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ngritur çështjen e fotografive të anëtarit të…