Categories: Uncategorized

Arrestohet djali i familjes Hidri që vrau dy prindërit e tij në Prizren

Institucionet e drejtësisë më në fund kanë arritur që t’i bien në gjurmët e djalit të vogël të famljes Hadri, i cili po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit.

Ai është arrestuar sot në Suedi, ndërsa lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Të lidhura

None found

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren.

I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren. Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”.

Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti.

Policia suedeze kishte thënë se është e përfshirë në hetime.

“Siç ndodh zakonisht për ngjarje që ndodhin jashtë vendit, janë autoritetet lokale që merren me hetimet paraprake. Policia suedeze është duke ndihmuar në këtë rast”, kishte thënë zëdhënësja Nadia Jaber. Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Linn Duvhammar, kishte deklaruar se Qeveria suedeze është në dijeni të ngjarjes.

të fundit

Ditë me diell dhe temperatura të larta, ja parashikimi i motit për sot

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës sotme. Sipas Shërbimit Meteorologjik…

4 minutes ago

Nga bileta e debutimit te fanellat e Botërorit: Reliket më të çmuara të Lionel Messit

Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…

7 hours ago

Horoskopi 6 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…

7 hours ago

Ministry of Defense reports on wildfire situation: 21 fires, 11 still active

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…

8 hours ago

Vlora Prefecture publishes fire report for Himara: 5 homes burned and 36 people evacuated

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…

8 hours ago

Anti-drug operation in Sarandë: Suspected individuals arrested and cocaine, cannabis and weapons seized

Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…

8 hours ago