Në momentin kur pritet me padurim që të hapet Kufiri me Republikën e Kosovës , Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Filipçe, del dhe e rrit numrin e të infektuarëve me Covid-19 informon TetovaSot.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë , Ilir Hasani në anën tjetër tha se puna e parë që po mundohet të bëj si zv.ministër është hapja e kufijve me Kosovën, rrespektivisht heqja e testit PCR të detyrueshëm
None found
A i rrit kreu i shëndetësisë Filipce këto shifra vetëm e vetëm që mos hapet kufiri i lartëpërmendur në ndërkohë që është e palogjikshme që kjo të ndodhë vetëm me Kosovën , kjo është një cështje që ka ngritur reagime të shumta përcjellë TetovaSot.
Në anën tjetër Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi u shpreh një ditë më herët se nuk ka logjikë që kufijtë të jenë të mbyllur
Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi në vazhdën e bisedimeve për hapjen e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit tha se askush në Qeveri nuk po e pengon hapjen e kufijve por se po shohin mundësine e hapjes së kufijve bashkërisht me të gjitha vendet e rajonit dhe se shpreson se dy mbledhjet e ardhshme të Qeverisë të sillet vendim për kufijtë.
-Askush formalisht nuk po e pengon në Qeveri por po shohim mundësinë se si të gjitha palët duke përfshirë edhe ekspertët, epidemiologet dhe Institutet e Shëndetit Publik të vendeve të rajonit të jemi në një vijë që bashkërisht t’i hapim kufijtë. Ka vullnet politik për ti hapur kufijtë,- shtoi Grubi.
Grubi tha se është e palogjikshme mbajta e mbyllur e kufijve me Kosovën dhe vendet e rajonit.
-Nuk shoh arsye të logjikshme për t’i pasur kufijtë e mbyllur dhe kërkova që ta adresojmë këtë çështje, z.Zaev ishte afirmativ ndërsa u vendos që brenda kësaj javë ta shqyrtojmë mundësinë rreth hapjes së kufijve,-deklaroi Grubi.
Në vijë të kësaj zëvendë ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani për hapjen e kufijve pa test PCR, tha se po e bëjmë të pamundurën për lirimin e kufijve.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani tha se puna e parë që po mundohet të bëj si zv.ministër është hapja e kufijve me Kosovën, rrespektivisht heqja e testit PCR të detyrueshëm. Hasani nuk tregoj kohën se kurë do të ndodhë kjo, por tha se së shpejti pritet që testi PCR I detyrueshëm të hiqet.
“Shumë shpejt kafe në Prishtinë pa PCR test” kështu u shpreh Hasani ditë më parë rreth kësaj cështjeje që ka të bëjë me masat anti-covid nga kufijtë me shtetet e rajonit, me theks të vecantë hapja e kufijve me Kosovën
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…