Categories: maqedoni

U vaksinuan me AstraZeneca në Serbi, flet Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në Maqedoninë e Veriut së fundmi është shprehur se të gjithë qytetarët nën moshën 60 vjeç të cilët morën dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 nga “Astra Zeneka” në Serbi, nuk do të mund të vaksinohen me të njëjtën vaksinë në vend.

Ministri në një intervistë për mediat ka theksuar se ky është një vendim që është marrë për arsye shëndetësore të kësaj grupmoshe.

Të lidhura

None found

“Ka qytetarë që kanë marrë vaksinë tjetër në Serbi, kështu që ata u rivaksinuan në vend. Vetëm personat nën moshën 60 vjeç nuk do të mund të vaksinohen me “Astra Zeneca”, për shkak të vendimit që morëm për të mos ia dhënë atë vaksinë kësaj kategorie të qytetarëve.

Sidoqoftë, ekspertët tanë ndjekin pikëpamjet e shumë agjencive të ndryshme në vendet evropiane nëse është e mundur të merrni një vaksinë tjetër nga një prodhues tjetër si rivaksinim. Për shembull, Gjermania rekomandon që doza e dytë, ose rivaksinimi, të jetë vaksina Pfizer”, tha Filipçe.

të fundit

Norvegjia përballet me sulm kibernetik, në shënjestër sistemi kombëtar i identifikimit

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...]Read More...

2 minutes ago

Analiza e ecurisë së Kosovës në Ligën e Kombeve: sukseset dhe pengesat e Dardanëve në podcastin “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

13 minutes ago

Ben-Meir: 600 mijë dollarët e lobimit në SHBA duhet të sjellin rezultate konkrete

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

14 minutes ago

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

21 minutes ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

22 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

22 minutes ago