Që nga shfaqja e pandemisë COVID-19 në Kosovë janë 36 profesionistë shëndetësorë që janë prekur me koronavirus.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se fatmirësisht deri më tani nuk ka asnjë që ka pësuar me fatalitet.
None found
“36 profesionistë shëndetësorë deri më tani janë prekur nga COVID-19. Në mesin e tyre mjekë, infermierë. Por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë. Por fat i mirë është që deri më tani nuk kemi asnjë profesionist shëndetësor nuk ka pësuar nga kjo epidemi”, ka thënë ai në TV Dukagjin.
Hoti foli edhe për testet e ardhura nga Serbia, ku tha se nuk duhet të shikohet prejardhja, pasi që mungesa e tyre do të krijonte probleme të shumta.
“Para disa ditësh MSh-ja ka marr donacion rreth 2 mijë teste, po presim të marrim donacion edhe rreth 4 mijë teste. Ndërsa kemi hapur edhe tenderin për funrizim me teste që do të jenë rreth 13 mijë teste”, ka thënë Hoti
Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…
Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…
E rrallë, por ndodh që nga Federata Shqiptare e Futbollit të zyrtarizohet një premio. Bëhet fjalë pikërisht për suksesin në…
Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…
Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…
Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…