Categories: Uncategorized

Pesë komunat me numrin më të madh të rasteve me COVID19 në Kosovë

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 4,307. Prej tyre 94 kanë humbur jetën kurse të shëruar janë 2,095.

Deri më sot në Kosovë raste aktive me COVID-19 janë 2,118. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar disa statistika të shtrirjes së COVID-19 në Kosovë si dhe numrin e personelit shëndetësorë që janë prekur nga ky virus.

Të lidhura

None found

Bazuar në të dhënat e fundit nga IKSHPK-ja, top pesë komunat që momentalisht kanë numrin më të madh të të infektuarave janë Prishtina me 1220 raste pozitive ku prej tyre 879 janë ende aktive, Vushtrria me 397 raste gjithsejtë prej tyre 104 raste ende aktive, Prizreni me 378 raste të konfirmuara pozitiv me COVID-19 ku prej tyre 151 ende janë aktive, Ferizaj me 324 të konfirmuar pozitiv me 181 raste aktive dhe e pesa si komuna më e prekur radhitet Gjilani me 252 raste gjithsejtë ku prej tyre 103 janë ende aktive.

Sipas këtyre statistikave 222 infermierë janë të sëmurë në Institucionin Shëndetësorë, 160 mjekë të sëmurë po ashtu në Institucionin Shëndetësorë, 11 mjekë dhe 13 infermierë janë sëmurë jashtë institucionit shëndetësorë. Të prekur me COVID-19 janë edhe 8 farmacistë, 2 teknik të farmacisë dhe 2 fizoterapeut.

Në nivel rajoni Kosova renditet e katërta me numrin më të lartë të të infektuarve.

E para është Serbia me 17,342 raste, e dyta është Maqedonia e Veriut me 7,572 raste, e treta renditet Bosnja e Hercegovina me 6,086 raste dhe e katërta Kosova me 4,307 raste.

IKSHPK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bëjnë thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të vazhdojnë të bartin maska, të respektojnë distancën sociale dhe të mbajnë higjienën.

të fundit

Në shëndetësi korrupsioni mbetet i përhapur: 84 për qind e punonjësve thonë se është prezent

Para, dhurata, kuponë para një shërbimi, referime për tarmine private, pagesë për shërbime falas, rekomandime për ilaçe specifike, laboratorë dhe…

11 minutes ago

“Administrohej nga persona privatë”/ Dosja “Partizani”, ish-ministri Oketa në seancë: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë dëshmisë së tij për dosjen “Partizani”, ka deklaruar se fillimisht ka qenë zëvendëskryeministër, më…

15 minutes ago

Jordan Henderson përfundon në spital pas festës së golit, ndonëse nuk luajti asnjë minutë

Anglia festoi një fitore historike 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, por mbrëmja u…

21 minutes ago

Ndalohen në Tetovë një i mitur 16-vjeçar, dyshimet lidhen me vjedhje në objekte fetare

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe…

25 minutes ago

Ibishi kërkon ndërhyrje të BE-së për ndalimet arbitrare të kosovarëve nga Serbia

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka kërkuar reagim nga Bashkimi Evropian ndaj ndalimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe,…

27 minutes ago

KJC grants courts in the Palace of Justice the right to reduce or suspend work due to extreme heat

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar kryetarët e Gjykatave të Supremes, Apelit, Administratives, Komerciales dhe Themelores në Prishtinë, që të…

29 minutes ago