Categories: Uncategorized

14 të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë

Infektologia Vera Berisha-Ndreja, thotë se 14 pacientë me coronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në kujdesin intensiv.

Bëhet fjalë edhe për një grua shtatzënë e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkohë, janë 55 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK.

Të lidhura

None found

Berisha-Ndreja thotë se priten rezultatet gjatë ditës edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë 55 pacientë të konfirmuar, me Covid pozitiv. Prej tyre në gjendje të rëndë janë 14 pacientë. I llogarisim pacientët te cilët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë deri edhe kritike në mjekimin intensiv që është në kuadër të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve deri më tani i kemi 6 pacientë, por ky nuk është numri i saktë se nga ora në orë mund të ndryshojë”, thotë ajo, raporton KosovaPress.

Ajo tregon për gjendjen e pacientes shtatzënë, e cila është në mesin e dy pacientëve të cilët po trajtohen në kujdesin itnensiv.

“Gjendja e pacientes shtatzënë është kritike, por për momentin është me parametra vital stabil. Është në mjekimin intensiv, në ventilim mekanik, themi se është e intobuar. Po ashtu edhe pacienti tjetër”, tregon ajo.

Ajo thotë se është pritur ky numër i të prekurve, meqë muaji prill pritet të jetë vendimtar, megjithatë thotë se mund të ketë numër shtuar.

“Sigurisht që do të ketë numër të madh, besoj që do të ketë numër të shtuar, por sa do të ketë as ne nuk e dimë. Vazhdon të mbetet edhe muaji prill kritik, për sa i përket numrit të rasteve të reja… Për momentin pacientët janë të shtrirv vetëm në Klinikën Iinfektive. Nuk është shfaqur nevoja t’i dërgojmë në klinikat tjera, të cilat janë të përgatitura dhe të gatshme të pranojnë numrin e të pacientëve. Është e përballueshme gjendja sa i përket numrit të shtretërve në Klinikën Infektive”, shton ajo.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet, që të ndihmojnë edhe stafin mjekësor me fluks më të vogël të pacientëve me koronavirus.

Deri më tani janë konfirmuar 510 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 93 janë shëruar, ndërsa 12 të therë kanë humbur betejën e luftimit me këtë pandemi.

të fundit

Ramabaja: Tri rryma brenda Listës Studentore në Serbi

Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim…

6 minutes ago

Operacion i suksesshëm për Harry Kane, sulmuesi tregon se kur planifikon rikthimin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten në mbrëmje për të riparuar një këputje…

7 minutes ago

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

13 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

21 minutes ago

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

28 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

28 minutes ago