Categories: Uncategorized

14 të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë në Kosovë

Dy persona që janë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike.

Katërmbëdhjetë pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë, ndërsa dy prej tyre po trajtohen në kujdesin intensiv. Prej tyre bëhet fjalë edhe për një grua shtatzënë e cila ditë më parë kishte rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkohë, janë 55 pacientë të cilët po trajtohen në Klinikën Infektive.

Të lidhura

None found

Kështu bën të ditur infektologia Vera Berisha-Ndreja, e cila thotë se priten rezultatet gjatë ditës edhe për gjashtë të dyshuar të tjerë.

“Për momentin në Klinikën Infektive janë 55 pacientë të konfirmuar, me COVID pozitiv. Prej tyre në gjendje të rëndë janë 14 pacientë. I llogarisim pacientët të cilët janë me oksigjeno-terapi, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje tejet të rëndë deri edhe kritike në mjekimin intensiv që është në kuadër të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve deri më tani i kemi 6 pacientë, por ky nuk është numri i saktë se nga ora në orë mund të ndryshojë”, thotë ajo.

Ajo tregon për gjendjen e pacientes shtatzënë, e cila është në mesin e dy pacientëve të cilët po trajtohen në kujdesin intensiv.

“Gjendja e pacientes shtatzënë është kritike, por për momentin është me parametra vital stabil. Është në mjekimin intensiv, në ventilim mekanik, themi se është e intobuar. Po ashtu edhe pacienti tjetër”, tregon ajo.

Ajo thotë se është pritur ky numër i të prekurve, meqë muaji prill pritet të jetë vendimtar, megjithatë thotë se mund të ketë numër shtuar.

“Sigurisht që do të ketë numër të madh, besoj që do të ketë numër të shtuar, por sa do të ketë as ne nuk e dimë. Vazhdon të mbetet edhe muaji prill kritik, për sa i përket numrit të rasteve të reja… për momentin vetëm në klinikën infektive, nuk është shfaqur nevoja t’i dërgojmë në klinikat tjera të cilat janë të përgatitura dhe të gatshme të pranojnë numrin e të pacientëve. Është e përballueshme gjendja sa i përket numrit të shtretërve në Klinikën Infektive”, shton ajo, raporton KP.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet, që të ndihmojnë edhe stafin mjekësor me fluks më të vogël të pacientëve me koronavirus.

Deri më tani janë konfirmuar 510 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 93 janë shëruar, ndërsa 12 të tjerë kanë humbur betejën e luftimit me këtë pandemi.

të fundit

Over 68,000 Denars, Minimum Basket for June

Pavarësisht uljes së vogël krahasuar me muajin paraprak, mjetet e nevojshme për mbulimin e shpenzimeve bazë të jetesës vazhdojnë të…

22 seconds ago

Hafir Hoxha: New Strategy of Serbian Police to Undermine Kosovo from Within

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka deklaruar se policët serbë që kërkojnë të rikthehen në institucionet e Kosovës nuk janë penduar, por…

1 minute ago

Hafir Hoxha: Strategji e re e policëve serbë për të minuar Kosovën nga brenda

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka deklaruar se policët serbë që kërkojnë të rikthehen në institucionet e Kosovës nuk janë penduar, por…

8 minutes ago

Flakët masive në veri të Madridit mbeten të pakontrollueshme, 28 lokalitete evakuohen dhe mbi 260 mijë hektarë shkrumb e hi

Një zjarr masiv që shpërtheu disa ditë më parë rreth 100 kilometra në veri të Madridit vijon të jetë jashtë…

9 minutes ago

Momenti i tensionuar mes Rodrit dhe Trumpit në ceremoninë e Kupës së Botës përfundon me ndërhyrjen e Infantinos

Festimet e Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës morën një kthesë të papritur pas fitores ndaj Argjentinës në finalen…

10 minutes ago

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vendos vazhdimin e krizës së naftës deri në tetor

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot me 88 vota pro, pa asnjë votë kundër apo të përmbajtur, vendimin për…

10 minutes ago