Nëntë persona kanë humbur jetën në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e Covid-19.
Nga të dhënat e fundit zyrtare për COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 129 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 449 testime, ndërsa janë shëruar 152 persona.
Të lidhura
None found
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, fatkeqësisht kanë vdekur 9 persona të tjerë, vetëm në 24 orët e fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive”.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, – thuhet në njoftimin zyrtar të autoriteteve shëndetësore në Kosovë.
