Nëna e Bes Kallakut, zonja Shpresa feston 60-vjetorin dhe në këtë përvjetor djali dhe nusja, Xhensila i kanë bërë një surprizë. Në fotot e publikuara shihet ambienti i zbukuruar me tollumbaca dhe një buqetë me lule.
Nuk ka munguar një urim i veçantë nga Xhensila, e cila është shfaqur e përqafuar me vjehrrën dhe të lumtura.
“Nëna kamomili…Gëzuar ditëlindjen.”, shkruan këngëtarja.
Po ashtu edhe Besi publikoi një foto nga festa, ku shihet duke përqafuar të ëmën dhe shkroi: “Mamaja ime, Shpresa, lule kamomil, prehëri i paqes, gjumi i qiellit. Urime 60 vjetorin e bukura mam.”