I publikuan foto intime, Balla reagon për vdekjen e së resë në Kamëz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku një 27-vjeҫare, është hedhur kati i katërit i një pallati, e për pasojë ka gjetur vdekjen.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ku një 27-vjeçare dyshohet se i dha fund jetës pas publikimit të një ftoje intime në rrjetet sociale, ka reaguar Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ai ka bërë thirrje që ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line,të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”,- shprehet Balla.

E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak, të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit e saj në Kamëz.

27-vjeçarja dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale, nga personazhi i TikTok-ut, Altin Çoku.


Shtuar 12.02.2024 13:12