GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Rezart Taçit

Është shtyrë për në datën 18 janar, procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Rezart Taçit.

Mësohet se avokati ka kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se Italia e ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit atje.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit, për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Ndërkohë, edhe seanca e parafundit e mbajtur më 18 dhjetor, ishte shtyrë për ditën e sotme.


Shtuar 8.01.2024 10:23