Deputeti opozitar, Halit Valteri, habiti sot gjatë seancës plenare ku u paraqit me një maskë “I Love Allah” në kuadër të masave anti-Covid. Ai mbante një maskë, e cila kishte ngjyrë të zezë, ndërkohë që në të shkruhej: “I Love Allah” (unë e dua Allahun).
I pyetur nga agjencia e lajmeve Anadollu, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë ai tha se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.
None found
“Aty fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë dhe japim kontributin tonë. Me njerëz që duan dhe adhurojnë Zotin do të kemi një shoqëri më të mirë e më të prirur të respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Valteri.
Ky rast nuk ka shpëtuar as nga mediat turke. Agjencia “Haber” citon fjalët e Valterit, që sipas të cilit, pika fillestare e edukimit drejt kontributit në shoqëri është pikërisht këtu (dashuria ndaj Allahut).
Ai deklaroi se njerëzit do të ishin më të prirur për të respektuar, dashuruar dhe ndihmuar njëri-tjetrin nëse do të besonin tek Allahu.
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar paralajmërimet e ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për një dimër të vështirë, duke…
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së…
Franca po përgatitet për një tjetër fundjavë protestash kundër rritjes së kostos së jetesës. Të shtunën, më 14 nëntor, janë…
Volkswagen ka zbuluar fotografitë e para të prototipit T-Roc R 2027, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund…
Gjendja në sektorin e energjisë elektrike, importi i rrymës, menaxhimi i KEK-ut dhe marrëveshja për “Elektroserverin” kanë qenë në qendër…
Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…