Dafina Zeqiri dhe Dj Geek dyshohet se kanë qenë bashkë mbrëmjen e djeshme duke punuar në studion e tyre.
Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një video nga studioja, ku i bën tag ish-partnerit ndërsa shkruan: “Ne vetëm punojmë”!
None found
E njëjta video është shpërndarë edhe nga vetë Geek në profilin e tij, i cili duket sikur e konfirmon që ka qenë me këngëtaren dhe grupin tjetër të bashkëpunëtorëve.
Dyshja ka vetëm pak javë që i ka dhënë fund lidhjes dhe duket se gjërat mes tyre po ecin mirë! Ata vijojnë ta mbajnë shoqërinë dhe kjo duket edhe nga komentet që i lënë njëri-tjetrit.
“Fotoja më e mirë e jotja”, i shkruante Dafina ish-it pak ditë më parë, ndërsa ai ia kthen: “Okeeeeeej”!
Kur sqaroi arsyet e ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.
Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.
Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.
Studentët kanë nisur grumbullimin para Ministrisë së Arsimit, ku do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe…
Teksa pritet të nisë pas pak protesta kombëtare e studentëve në Tiranë, Policia e Shtetit ka marrë masat e sigurisë…
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…
Llapi dhe Prishtina kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Drita dhe Vushtrria kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…