Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re.
Nuk e dimë nëse është një vendim karantine, por lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën Story, për të cilën ka dhënë edhe arsyen e ndarjes.
None found
Dafi shprehet se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.
Këngëtarja flet për shpëtimin e marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja.
Besojmë se ndarja e çiftit është e re pasi vetëm pak ditë më parë, Geek e uroi gjysmën e tij më të mirë me një postim në InstaStory.
Me një foto me këngëtaren gjatë pushimeve të tyre së bashku, Geek e uroi Dafinën me fjalë të ëmbla:
“Në këtë ditë speciale, ngre një dolli për ty dhe jetën tënde. Gëzuar ditëlindjen”- shkruante Dj Geek.
Dorëheqja e drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk e ka ulur presionin mbi Qeverinë Kurti. Të tri partitë kryesore opozitare…
Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron edhe detyrën e…
Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”. Rreth…
Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…
Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…
Një anije u godit nga një raketë me origjinë të panjohur në Gjirin Persik, pranë bregdetit të Iranit, duke shkaktuar…