Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur i këngës popullore (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 69 vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore Qerim Sula. Lajmin e trishtë e dha gazetari Defrim Methasani ku shkruante se Sula la pas emrin dhe veprën e tij të pafundme.

‘Mëngjes shumë i trishtë ky i 31 majit. Kemi humbur një aset të kulturës dibrane dhe shqiptare, një vlerë të artit dhe ortekun e këngës. Qerim Sula nuk e fitoi dot betejen me jetën, por do të mbetet në jetë të jetëve. Iku pa i mbushur 70 vjeç, duke lënë pas emrin dhe veprën e madhe. U prehsh në paqe Mjeshtër i Madh!’.

Të lidhura

None found

Edhe pse mbaroi shkollën mekanike, Sula ishte i dashuruar dhe i përkushtuar për muzikën, ndaj që në moshë të re u aktivizua me grupet amatore të Zalldardhës, ndërsa në vitin 1967 me ansamblin “Dibra”. Një vit më pas, më 1968 bën prezantimin e parë në Festivalin e Parë Folklorik të Gjirokastrës me këngën e Hazis Ndreut, “Kënga e Lam Dacit”, ku u vlerësua me çmim të parë për interpretimin e tij. Ka marrë pjesë në të gjitha Festivalet Folklorike deri në vitin 2000.

Ai është aktivizuar në mjaft trupa e ansamble, si dhe ka qenë pjesëtar i Estradës Profesioniste të Peshkopisë. Ka kënduar në shumë skena të vendit por edhe jashtë shtetit, si në Gjermani, Austri, Turqi, Belgjikë, etj. Në vitin 1981 ishte në Kosovë me ansamblin “Kuksi i ri”. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitet kombëtare, përfshirë dhe titullin ”Mjeshtër i Madh”.

Ka realizuar dy albume me këngët më voluminoze dibrane. Ka punuar me shumë artistë, por mund të veçojmë Liri Rashën, me të cilën ka qenë në Estradën profesioniste të Peshkopisë, me Arif Vladin një artist i kompletuar, Vera Laçi një këngëtare shumë e vlerë, me Sherif Dervishin, me të madhin Haziz Ndreun, i cili ishte profesori i tyre.

të fundit

Manchester United përmbys disavantazhin dhe barazon në fund ndaj Aston Villas

Manchester United dhe Aston Villa kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier, e…

4 minutes ago

Erdit Asllanaj rrëfen jetën mes Francës dhe Shqipërisë: Muzika është ilaç për shpirtin

Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”,…

9 minutes ago

Hyseni: Zgjedhjet për KKSH-në matin përfaqësimin shqiptar dhe kërkojnë angazhim të drejtpërdrejtë për të drejtat

Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH), që po mbahen më 8 nëntor 2026, përbëjnë një ngjarje me rëndësi të veçantë…

13 minutes ago

Arrestohen dy persona në Veles, u sekuestrohen marihuanë, tableta dhe peshore digjitale

Dy persona nga Velesi janë privuar nga liria pasi policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, tableta dhe një peshore digjitale.Sipas…

13 minutes ago

Zekolli: Segmenti Shkup-Bllacë pritet të përfundojë dhe të hapet për qarkullim në verën e vitit 2030

Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme…

13 minutes ago

Trump pas humbjes në zgjedhjet e mesmandatit: SHBA-të bënë një hap prapa, republikanët do të rikthehen më të fortë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara bënë një [...]Read More...

16 minutes ago