Categories: Uncategorized

U larguan nga detyrat mbretërore, Meghan Markle nënshkruan kontratë me Disney (FOTO LAJM)

Javën që po lëmë pas, Meghan dhe Harry bënë të ditur se do të heqin dorë nga detyrat mbretërore dhe do të kenë të ardhura të pavarura. Ata thanë se pavarësisht gjithçkaje, do të vazhdojnë ta mbështesin mbretëreshën.

Teksa bënin me dije se jeta e tyre do të zhvillohej mes Amerikës së Veriut dhe Anglisë, çifti bëri me dije se synon të tërhiqet si anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Në deklaratën e bërë publike, ata theksonin pavarësinë financiare që synonin të fitonin.

Të lidhura

None found

Kjo deklaratë shkaktoi tension në Pallatin Mbretëror, pasi me sa duket, Harry dhe Meghan nuk e kanë konsultuar fillimisht me Mbretëreshën vendimin e tyre. Tani njerëzit kanë të tjera pyetje që i mundojnë dhe një prej tyre është se çfarë do të ndodhë me karrierën e Meghan-it.

A do t’i rikthehet ajo aktrimit dhe televizionit? Nuk dimë t’ju themi me saktësi, por dimë se dukesha ka nënshkruar një kontratë me Disney-n.

Ajo do të bëjë disa dublime, por fitimet nuk do të shkojnë për të. Të gjitha fitimet nga kjo kontratë do të shkojnë për organizatën bamirëse që mbron kafshët, “Elephants without Borders”.

Harry dhe Meghan gjithmonë i kanë dhënë për bamirësi të gjitha fitimet nga punët e tyre, por tani që do të jenë të pavarur financiarisht nga familja mbretërore, ndoshta do të duhet të fillojnë të veprojnë ndryshe.

të fundit

The Assembly Presidency meets on Monday, with setting the plenary session on the agenda

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të hënën më 12 tetor. Në rend janë 3 pika diskutimi. Fillimisht…

1 second ago

Arben Gashi: After the VV-PDK agreement, political cooperation should no longer be seen as demonizing opponents

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, pas bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK’së që çoi në zgjedhjen e Presidentes së re,…

26 seconds ago

Meeks: Kosovo must maintain strong relations with the United States

Kongresisti amerikan, Gregory Meeks, vuri në dukje rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të forta me SHBA-në dhe mbështetjen për integrimin…

52 seconds ago

ERO gives green light to licenses for the Kosovo A and Kosovo B power plants

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar sot me katër vota për dhe asnjë kundër, aplikacionet e Korporatës Energjetike…

1 minute ago

Kosovë-SHBA, krijohet grupi i përbashkët për bashkëpunim në energji

Në Ministrinë e Ekonomisë u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë ndërmjet Kosovës…

3 minutes ago

Safe City” system to launch on Monday in Ohrid, Struga, Kičevo and Debar

Nga e hëna, më 12 tetor, sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe…

4 minutes ago