Categories: kosovë

Kosovë-SHBA, krijohet grupi i përbashkët për bashkëpunim në energji

Ministria e Ekonomisë priti mbledhjen inauguruese të Grupit Punues për Bashkëpunim në Fushën e Energjisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pjesë e këtij mekanizmi janë përfaqësues politikë dhe teknikë nga Ministria e Ekonomisë, KEK-u dhe KOSTT-i, së bashku me përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC).

Të lidhura

None found

Objektivi i grupit është avancimi i bashkëpunimit në drejtim të sigurisë energjetike dhe sigurimit të energjisë me kosto të përballueshme. Nëpërmjet ndarjes së të dhënave dhe përvojës profesionale, palët do të analizojnë alternativa që përputhen me interesat e përbashkëta dhe me kërkesat e sektorit energjetik të Kosovës.

Formimi i këtij grupi vjen si pjesë e partneritetit të konsoliduar Kosovë-SHBA në fushën e energjisë. Ky bashkëpunim ka përfshirë themelimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, hartimin e Strategjisë së Energjisë, organizimin e ankandit të parë solar dhe investimin në bateri për ruajtjen e energjisë përmes Programit Kompakt me MCC-në, ndër iniciativa të tjera.

Gjatë takimit, të dyja palët konfirmuan vullnetin për ta thelluar partneritetin dhe për të gjetur forma konkrete bashkëpunimi, me synim ndërtimin e një sistemi energjetik më të sigurt dhe më të qëndrueshëm.

të fundit

Alarm për bo*bë në Gjykatën e Gjirokastrës, kërcënimi u dërgua me email

Në godinën e Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër paraditen e sotme është regjistruar një alarm për vendosje eksplozivi.…

14 minutes ago

Ronaldo në kundërshtim me deklaratat e tij të vitit 2011 pas përplasjes me Jorge Jesus

Komentet e Cristiano Ronaldos për Ricardo Carvalhon 15 vjet më parë e bëjnë atë të duket kontradiktor në përplasjen e…

18 minutes ago

Apeli lë në fuqi burgimet e përjetshme, Gjorçevski do të përballet sërish me gjyqin

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palço, Velobor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev,…

19 minutes ago

VIDEO/ Rey Manaj shënon sërish për Sivasspor, goli i 7-të i sezonit

Rey ManajRey Manaj ka gjetur golin në sfidën që po luhet në këto momente mes Sivasspor dhe Pendikspor, ndeshje e…

24 minutes ago

Politikani me emrat Hitler dhe Musolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

Një emër që tërheq vëmendjen për shkak të ngjashmërisë me dy nga diktatorët më famëkeq të historisë ka bërë bujë…

30 minutes ago

Dosje e re është regjistruar në SPAK/ Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, dyshime se janë përfshirë në pastrim parash

Një hetim i ri i hapur nga prokurori i SPAK, Olsi Dado, duket se ka vënë nën ndjekje penale për…

33 minutes ago