Vetëm një mrekulli mund të mbajë Marash Kumbullën (20 vjeç) aty, duke vazhduar të luajë me Hellas Verona edhe sezonin e ardhshëm. Kështu e nis shkrimin e saj spanjollja “Mundo Deportivo” për yllin shqiptar, që ka tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore italiane dhe europiane. Më tej, ajo vazhdon:
“I dalë nga akademia e të verdhëve, ai është një nga mbrojtësit më të kërkuar në Seri A. Në të njëjtën kohë, përkundër moshës së re të tij, Kumbulla konsiderohet ylli plot shkëlqim i kombëtares shqiptare, pavarësisht faktit se ka luajtur vetëm 1 ndeshje me kuqezinjtë deri tani. Napoli duket shumë i interesuar për shqiptarin, ngaqë e sheh si zëvendësues të Koulibaly, me senegalezin drejt largimit këtë verë.
None found
Sidoqoftë, me sa duket vetë Kumbulla nuk është tërësisht i joshur për të zbarkuar në “San Paolo”. Juventusi, pavarësisht se ka shumë opsione energjetike në rolin e shqiptarit, e ka në radarin e tij atë. Por, skuadra në “pole” për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit është Interi. Përveç ndonjë befasie të madhe, Kumbulla pritet të transferohet te zikaltrit në verë.
Kombëtarja e Francës ka shënuar fitoren e dytë në Grupin I të Kupës së Botës, duke mposhtur Irakun me rezultat…
Presidenti i Federatës Turke të Futbollit (TFF), İbrahim Hacıosmanoglu, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve dhe fyerjeve të drejtuara ndaj ekipit…
Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, ka bërë të ditur se dëshiron të largohet nga Atletico Madridi gjatë kësaj vere, ndërsa klubet…
Ndeshja e Kupës së Botës mes Francës dhe Irakut do të rifillojë pas një ndërprerjeje të gjatë të shkaktuar nga…
Belgjika i ka lëshuar viza një delegacioni taleban për të marrë pjesë në një takim për migracionin në Bruksel, duke…
Një sherr me grushte ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në…